Një burrë në depresion planifikon të vrasë veten, por planet e tij ndryshojnë papritur kur dikush e merr për vrasës me pagesë. I dëshpëruar për të fituar pak respekt, ai vendos të luajë rolin e një vrasësi...
Dy të sapomartuar zhvendosen në shtëpinë që kanë ëndërruar, ku zbulojnë një koleksion njëqind-vjeçar letrash shkruar nga një grua e re, e cila kishte vrarë veten pasi e kishte braktisur pronari i shtëpisë.
Nora dhe He Songu, dy miq fëmijërie shumë të lidhur, ndahen pasi familja e Norës emigron nga Korea e Jugut. Njëzet vjet më vonë, ribashkohen për një javë profetike teksa përballen me përkufizimet e dashurisë dhe fatit.
Dy udhëtarë, të arratisur nga një bandë gjuetarësh hakmarrës në vitet 1820, ëndërrojnë të bëhen të pasur, por plani i tyre i dobët do t’i futë në telashe të papritura...
Kur Majër Lanski i plakur, hetohet për herë të fundit nga federalët, të cilët dyshojnë se ai ka grumbulluar miliona dollarë gjatë gjysmë shekulli, gangsteri në pension rrotullon një përrallë marramendëse, duke zbuluar të vërtetën që nuk ishte treguar për jetën e tij si shefi famëkeq i Korporatës Vrasja dhe Sindikatës Kombëtare të Krimit.
Gjenerali i suksesshëm, karizmatik Glen Mekmehon vendoset në krye të forcave të NATO-s në Afganistan, por shkëlqimi i tij rrëzohet nga vetëm një gazetar i thjeshtë që shkruan biografinë e tij...