I rrethuar nga udhëheqës të fuqishëm fetarë në sallat e Vatikanit, kardinali Lorenc zbulon një gjurmë sekretesh të thella që mund të tronditin themelet e Kishës Katolike Romake, teksa po bëhen zgjedhjet për Papën e ri.
Me të mbërritur në Nju Jork në vitin 1889, murgesha italiane Françeska Kabrini përballet me sëmundjet, krimin dhe fëmijët jetimë të emigrantëve italianë. E vendosur për të ndihmuar, ajo nis një mision të guximshëm për të ndihmuar më të rrezikuarit e shoqërisë...
Beatriza, është një emigrante nga një qytet i varfër në Meksikë e tërhequr me zemër dëshire për të qene një mjeke e ndejtur ajo do ndeshet me një miliardere ku bota e saj do përplaset me të ku asnjëherë nuk do të jete e njëjte për të.
Kur rrjeti televiziv dëshiron që të largojë nga puna një nga prezantueset më të famshme të shfaqjeve në Amerikë, për shkak të uljes së shikueshmërisë, ajo vendos të ndryshojë stilin e programit dhe të bashkëpunojë me një shkrimtare të re dhe pa përvojë, por shumë entuziaste, që të arrijë të shpëtojë punën e saj të ëndrrave.