Një adoleshent përfundon në një kamp për djem për shkak të telasheve me drogën, makinat dhe vandalizmat. Ai avash avash bëhet i preferuari i të gjithë djemve, por drejtuesi i kampit kërkon që ta ketë në anën e tij. Por cila është arsyeja e vërtetë për të cilën ai ka përfunduar në atë kamp?
Historia e vërtetë e ekipit të shahut të shkollës së mesme "Majemi Jackson",
i cili ishte ekipi i parë i qytetit që fitoi Kampionatin Kombëtar të Shahut në SHBA.
Në përpjekjen e tij të fundit për të groposur lajthinë e tij, Skrandi e gjen veten në qendër të tokës, duke shkaktuar një tërmet gjigand saqë mëma natyrë vendos që t’i bëjë një sistemim të ri të gjithë tokës. Por lëvizjet tektonike ndajnë nga pjesa tjetër e kopesë Menin, Sidin dhe Diegon. Meni i premton Elit që do të kthehet përsëri, por ai as që nuk e ka idenë se si do t’ia dalë mbanë.
Heronjtë e ngricës nga hitet botërore kinematografike “Epoka e Akullnajave” dhe “Epoka e Akullnajave: Shkrirja” janë kthyer, në një aventurë të mahnitshme... që do të ngelet. Skrati përpiqet ende të mbërthejë lajthinë e pakapshme - ndërkohë që mund të jetë duke gjetur dashurinë e vërtetë. Meni dhe Eli presin lindjen e mamuthit të tyre të vogël, kurse Diegoja, tigri me dhëmbë të gjatë, vret mendjen nëse miqësia me shokët e tij është duke e “zbutur”. Ndërsa Përtaci Sid futet në telashe kur krijon familjen e tij të improvizuar duke vjedhur disa vezë dinosauri. Në një mision për të shpëtuar të pafatin Sid, banda futet në një botë misterioze të nëndheshme, ku kanë disa përballje shumë të afërta me dinosaurë. Duke luftuar me florën dhe faunën, lëshohen si të çmendur dhe takohen me një nuselalë me një sy që gjuan dinosaurë dhe që quhet Bak. “Epoka e Akullnajave: Lindja e Dinosaurëve” është një film për të gjitha epokat!
Ndjekja epike që Scrat i bën frutit të pakapshëm të lisit e katapulton atë jashtë Tokes, ku ai aksidentalisht nis një seri ngjarjesh kozmike, të cilat transformojnë dhe kërcënojnë planetin. Për të shpëtuar veten nga rreziku, Manny, Sid, Diego dhe pjesa e mbetur e tufës lejnë shtëpitë e tyre dhe nisin një kërkim plot me entuziasëm e hare, ngjitje e zbritje, të qeshura aventura, teksa udhëtojnë drejt tokave të reja ekzotike dhe ndeshen me një mori karakteresh të reja plot gjallëri.
Në një të ardhme jo shumë të largët, një ekip kriminelësh me jakë të bardhë, punësohen prej qeverisë Amerikane për të penguar një sulm kibernetik që kërcënon të çojë në falimentim gjithë tregjet dhe bursën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Christian, një shkrimtar i varfër, shkon ne Paris ne vitin 1899 dhe, shkon ne Moulin Rouge, dashurohet me Satinen, një grua e bukur, qe ekspozohet ne lokal. Pas një keqkuptimi Satina mendon se ai është duka i Monroth. Christian punësohet që të shkruaje një shfaqje ku si protagoniste kryesore do jete Satina.
Një tregtar droge i suksesshëm nga Bronx-i jugor, i cili mallin e tij e quan "Perandoria" i kthen shpinën të gjithë miqve të tij besnik dhe i jep para një ndërmjetësi të pabesë nga Wall Street-i...
Në Verona Beach nis një histori dashurie e përjetshme me Romeo dhe Zhulietën. Familjet e dy të rinjve që e urrejnë hapur njëri-tjetrin, vetëm se babai i vajzës është një bos mafioz. Por edhe njerëzit e Romeos janë gjithashtu një grup mafiozësh. Edhe pse përballen me shumë pengesa, historia e dashurisë vazhdon derisa Romeo beson se Zhulieta ka vdekur.