Tensionet shpërthejnë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës pas një konflikti në Tokë. Të mbërthyer në Stacionin Hapësinor, astronautët amerikanë dhe rusë marrin urdhra nga toka: merrni kontrollin e stacionit me çdo kusht.
Dy romantikë të djegur takohen në një dasmë dhe për pak bëjnë seks në dhomën e palltove para se të frenohen. Më pas, bien dakord të shkëmbejnë rrëfime të sinqerta mbi të kaluarën e tyre, me mendimin se kjo mund të jetë lidhja e duhur.
Kur Kethi dhe i dashuri i saj mbërrijnë në një kabinë të izoluar në mes të pyllit, ata gjejnë një çift të rinjsh misteriozë që i presin aty. Kur i dashuri zhduket me gruan e re, Kethit i bëhet fiksim që të gjejë një shpjegim.
Një përbindësh me emrin Leri shfaqet përmes pajisjeve telefonike dhe teknologjike. E vetmja gjë që kërkon është një mik të vërtetë. Preja e tij e radhës është një djalë autik, i cili gjithashtu kërkon një mik të vërtetë.
80 punëtorë amerikanë mbyllen në një kompani në Bogota, Kolumbi. Ata duhet të bëhen pjesë e një lojë, ku duhet të vrasin sa më shumë kolegë, sepse përndryshe do të vdesin.
Pas një aksidenti me makinë, një vajzë mbahet me forcë në një strehë nga një burrë i cili pretendon se bota e jashtme është e ndotur nga shpërthime kimike.