Familja e Kërtisit është zgjedhur për të testuar një pajisje të re në shtëpi:
një asistente digjitale të quajtur AJA. AJA mëson sjelljet e familjes dhe fillon të parashikojë nevojat e tyre.
Dhe ajo do të sigurohet që asgjë dhe askush të mos e pengojë familjen e saj.
Kur një baba beqar i një vajze adoleshente mëson se ka një tumor fatal të trurit, ai e merr atë në një udhëtim për të gjetur nënën që e braktisi vite më parë dhe për t'i mësuar asaj gjithçka që mund t'i duhet gjatë pjesës tjetër të jetës së saj.
Dini adoleshent, po përpiqet të rilidhet me shoqen e tij të fëmijërisë, e cila ka nisur një jetë të re. Pikërisht në këtë kohë, ai takon dragoin e dëshirave, i cili i tregon magjinë e mundësive të pafundme...
Biznesmeni i sjellshëm dhe i butë Sendi Paterson udhëton nga Denveri në Florida për t'u përballur me një grua që në dukje duket naive, por ka vjedhur identitetin e Sendit.
Ditët e shenjta kanë ardhur përsëri, vetëm se pak më shumë dru dhe më pak të shenjta. Pasi ishin larguar prej vitesh, Haroldi dhe Kumari ribashkohen kur një pemë speciale Krishtlindjesh aksidentalisht digjet. Në vend që t’i thotë të vërtetën vjehërrit të tij, Haroldi bëhet gati të ndyjë duart ndërsa ai dhe Kumari nisen në një aventurë të hatashme festash për të gjetur pemën e përkryer për ta zëvendësuar. Gjatë rrugës, dyshja gjen këngën, kërcimin dhe shpirtin e vërtetë të Krishtlindjeve. Dhe ka mundësi të takojnë një figurë mitike që mendohej e vdekur: të vetmin dhe unikun... Nill Patrik Harris.
Gjatë fluturimit të tyre për në Amsterdam, Haroldi dhe Kumari ngatërrohen për terroristë dhe dërgohen në Gjirin e Guantanamos... Por jo për një kohë të gjatë. Ata arratisen dhe nisen për një udhëtim përgjatë vendit për të spastruar emrat e tyre dhe për të fituar zoçkat! Por si fillim duhet të tregohen më të zgjuar se agjentët federalë, t'i shmangen Klanit dhe të sigurojnë ndihmën e njërit që mendon se është Neil Patrick Harris. Është një xhiro e egër me më të kërkuarit e Amerikës dhe më të droguarit!