Atletja Diana Niad nis në moshën 60-vjeçare të kërkojë një ëndërr pothuajse të pamundur të jetës: të notojë nga Kuba në Florida përtej më shumë se 100 milje oqean të hapur.
U RREGULLUA! Një i burgosur në qendrën e paraburgimit të Gjirit të Guantanamos, të ushtrisë amerikane, mbahet pa akuza, për më shumë se një dekadë dhe i kërkon ndihmë një avokateje për lirimin e tij.
Në përpjekje për ta rimarrë veten emocionalisht nga një sulm brutal që vrau të fejuarin e saj dhe e la atë vetë në gjendje kome, një prezantuese radioje kërkon hakmarrje ndaj autorëve që lanë gjurmë të përgjakshme në Nju Jork.
Në vitin 2154 ekzistojnë dy klasa njerëzish: shumë të pasurit që jetojnë në një stacion hapësinor të bërë nga njeriu të quajtur Elizium, dhe pjesa tjetër, që jeton në Tokën e mbipopulluar dhe të shkatërruar. Sekretari Rouds, një zyrtar i qeverisë, nuk do të ndalet përpara asgjëje për të forcuar ligjet kundër emigracionit dhe të ruajë jetesën luksoze të qytetarëve të Eliziumit. Kjo gjë nuk i ndalon njerëzit e Tokës nga përpjekja për të hyrë brenda, në çdo mënyrë të mundshme. Kur i pafati Maks vihet me shpatulla pas murit, ai bie dakort për një mision të frikshëm i cili nëse është i suksesshëm do të shpëtojë jetën e tij, por edhe do të sjellë barazi në këto dy botë të polarizuara.
"Heshtja e Qingjave": Një punonjëse e re në FBI duhet të kërkojë ndihmën e një vrasësi manipulues kanibal për të kapur një vrasës të çmendur që i heq lëkuren viktimave të tij.
Megi Altman dhe vajza e saj, luajnë një lojë vdekjeprurëse si "macja dhe miu" me tre kriminelë, në një dhomë paniku e cila është ndërtuar si strehë në rast grabitjesh. Por mos vallë dhoma është pika kyç që tre banditët kërkojnë? Këtë do e zbuloni pasi të keni parë filmin...
Filmi është i vendosur në të ardhmen e afërt, në Los Anxhelesin e shkatërruar nga trazirat, ku një infermiere drejton Hotelin Artemis, një dhomë urgjence sekrete për kriminelë.
Një polic, një grabitës bankash dhe një komisioner i fuqishëm futen në negociata ku janë të përfshira shumë rreziqe, kjo pas veprimeve fantastike të kriminelit në një situatë pengmarrje.
Një veteran i luftës në Vietnam i cili ka mangësi mendore punon natën si shofer taksie në Nju Jork ku imoraliteti e nxit anën e tij të dhunshme në përpjekje për të shpëtuar një prostitutë adoleshtente.