Duke luftuar me identitetin e tij të dyfishtë, komediani i dështuar Arthur Fleck takon dashurinë e jetës së tij, ndërkohë që është i burgosur në spitalin Arkham, mirëpo, e gjithë kjo aventurë e bën ta humbasë mendjen më shumë e të zhytet në një vorbull fantazie që i shkatërron jetën.
Një epikë që detajon ngritjen dhe rënien e perandorit francez Napoleon Bonaparte dhe udhëtimin e tij të pamëshirshëm drejt pushtetit përmes prizmit të marrëdhënies së tij me gruan e tij, Josephine.
Dominion përdor drone, kamera të fshehura dhe të dorës për të ekspozuar pjesën e errët të bujqësisë moderne të kafshëve, duke vënë në pikëpyetje moralin dhe vlefshmërinë e dominimit të njerëzimit mbi mbretërinë e kafshëve.
Pas vdekjes së papritur të nënës së tij, një burrë me sjellje të butë, por të mbushur me ankth përballet me frikën e tij më të errët ndërsa nis një odise epike gjatë kthimit për në shtëpi.
Kur motra e tij i kërkon atij të kujdeset për djalin e saj, një gazetar radioje nis një udhëtim jashtë vendit me nipin e tij energjik për t'i treguar atij jetën larg Los Anxhelosit.
Një vejushë e pasur kontakton detektivin privat Tomas Uellis dhe kërkon që ai të përcaktojë nëse filmi 8MM, që tregon vrasjen e një vajze, është i vërtetë.
Një grua polake shkon me motrën e saj në Amerikë në kërkim të ëndrrës amerikane por motra e saj e sëmurë nuk e kalon dot kufirin, ajo detyrohet të bëjë një jetë bordellosh. Një prestigjator përpiqet ta shpëtojë dhe ta bashkojë me të motrën por gjërat nuk janë aq të thjeshta.
Historia e origjinës së keqbërësit ikonik, siç nuk është treguar kurrë më parë në ekranin e madh të kinemasë.
Një studim mbi karakterin e zymtë të Arthur Fleck, një personi të papërfillur nga shoqëria dhe një histori paralajmëruese.
Në epokën e Napoleonit, në një azil të çmendurish, një pacient, Markezi De Sad, i papërmbajtshëm, lufton një betejë dëshirash të brendshme kundër një mjeku tiranik.
Ngjarjet zhvillohen në Oregon, në vitin 1850, ku dyshja e vrasësve, vëllezërit Sisters, vihen në kërkim të një kimisti, i cili kishte shpikur formulën për të gjetur arin e fshehur në lumë.
Një shkrimtar i vetmuar krijon një lidhje të pazakontë me sistemin e tij operativ të sapo marrë, që është i dizenjuar për të përmbushur të gjitha nevojat e tij.
Historia e vërtetë e jetës së Paul Rusesabagina, menaxheri i hoteleve që strehoi mbi një mijë refugjatë gjatë luftës së tyre ndaj ushtrisë së Hutu-së në Ruandë.
Historia flet për një trekëndësh dashurie në Bruklin. Një dramë romantike që zhvillohet mes dy familjeve mike, ku vajza dashuron djalin e familjes tjetër, por djali është i dashuruar me fqinjën e tij.
Pas kthimit nga shërbimi në Marinë në Luftën II Botërore, Fredi Kuell vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Më në fund ai zbulon një kult që merret me ushtrime për t'u zbrazur nga emocionet dhe ai përfshihet thellësisht me ta.