Për të kaluar fshehurazi 4 milionë dollarë nga një postbllok policie, një bandë kriminele i fsheh paratë në valixhet e familjes Siduell që nuk dyshon asgjë ndërsa është rrugës për të shkuar me pushime. Tani, duke qenë se kaluan nga pika e kontrollit, banda i do paratë mbrapa dhe nuk do të ndalojë përpara asgjëje për t’i marrë. Të ndjekur dhe të terrorizuar, Siduellët bëhen gati të luftojnë me katër vrasës të pamëshirshëm.
Historia e pabesueshme e vërtetë e një ish-agjenti të qeverisë, i kthyer në një vigjilent, i cili nis një mision të rrezikshëm për të shpëtuar qindra fëmijë nga trafikantët e seksit.
Në vitet 1990, një gazetar mbete në një fshat të Iranit pasi i prishet makina. Aty ai zbulon një sekret tronditës për krimin që kishin bërë banorët ndaj një gruaje me emrin Soraja M..
Një amerikan, (i luajtur nga Jim Caviezel), rrëmbehet pasi një mik e fton atë në Kajro për të folur në lidhje me kryengritjet e fundit të militantëve. Gruaja e tij drejtohet për në qytet pasi dëgjoi lajmin, e vendosur për ta marrë atë mbrapsht.
Rrugëtimi legjendar i një ekipi futbolli gjimnazi dhe trajnerit të tyre Bob Ladouceur, i cili i çoi ata drejt një rekordi prej 151 fitoresh rresht, një rekord historik në sportin amerikan.
Një histori që vendoset në Hauain e vitit 1920 në plantacionet e kafes. Xho është një djalosh jetim, pa mbiemër që dashurohet me vajzën e pronarit të plancionit, Grejs. A do jetë e mundur dashuria e tyre, apo diferenca që kanë do sjellë vetëm fatkeqësi?
Nga rrënojat dalin dy armiq: një ushtar nga një botë tjetër, Keinani dhe një krijesë e etur për gjak e njohur si Muruen. Njeriu dhe përbindëshi kërkojnë të dy hakmarrje për dhunën që u krye kundër tyre. Ndërkohë që Murueni shkatërron botën vikinge, duke vrarë gjithçka që i del përpara, Keinani formon një aleancë me luftëtarët primitivë por të patrembur. Duke kombinuar teknologjinë e tij të përparuar me armët e hekurta të epokës së lashtë, heroi udhëheq një përpjekje të dëshpëruar për të vrarë përbindëshin, përpara se ai të shkatërrojë gjithçka.
Pasi një anije bombardohet në Nju Orlins, një agjent duhet ta gjejë fajtorin me anë të një teknologjie të re gjurmuese, por i hyn në zemër një prej viktimave...
Një çift në krizë shkon në një plazh të virgjër për t'u qetësuar, por për shkak të një sërë kërcënimeve nga mjedisi, situata vetëm përkeqësohet dhe si përfundim mbaron në mënyrë dramatike.
Çfarë është kjo luftë, në zemër të natyrës? Pse kërkon natyra të sfidojë veten? Pse lufton toka kundër detit? Ka ndonjë fuqi hakmarrëse natyra?Mos vallë ka më shumë se një fuqi të tillë?