Një shfaqje aksioni e llojit të veçantë, e vendosur në një realitet distopik ëndrre temperature. Djali është një shurdh-memec, me një përfytyrim të gjallë. Kur i vrasin familjen, Djali ia mbath për në xhungël dhe trajnohet nga një shaman i mistershëm, që t’i shtypë përfytyrimet e veta fëminore dhe të bëhet një mjet vdekjeprurës.
Bazuar në histori të vërtetë të çiftit Jennifer Carter dhe Solomon Chau. Ata janë një çift i ëmbël, argëtues, të sapo fejuar, të cilët janë gati të fillojnë jetën e tyre së bashku. Por kur Solomon diagnostikohet me kancer të mëlçisë, shpresat e tyre për një martesë në verë bëhen të pamundura. Shumë shpejt, miqtë dhe familjarët e tyre hartojnë një plan frymëzues për të ndihmuar Jennifer dhe Solomon të realizojnë martesën e tyre të ëndrrave.
Të vendosur në një valë muzikore të viteve ‘80-të, një çift i ri të dashuruarish, nga dy botë të ndryshme, kundërshtojnë prindërit dhe shoqërinë e tyre, për të qëndruar së bashku.
Studentja Tri përballet sërish me vdekjen e saj ditë pas dite derisa të gjejë vrasësin me maskë. Por këtë radhë gjërat ndërlikohen pasi ajo zhvendoset në një tjetër dimension, ku i duhet të bëjë zgjedhje të vështira.
Ylli i muzikës kantri Liam Peixh e la të fejuarën e tij në altar, duke zgjedhur kështu famën dhe pasurinë. Sidoqoftë, Liam nuk e harroi kurrë dashurinë e tij të vërtetë, Xhozin, dhe as komunitetin e vogël ku ai ishte lindur dhe rritur. Kur ai kthehet në vendlindjen e tij për funeralin e shokut të ngushtë të shkollës së mesme, Liam papritmas përballet me pasojat e gjithçkaje që ai la pas.
Një studente kolegji duhet të rijetojë ditën e vrasjes së saj pa pushim, gjë e cila do të përfundojë vetëm kur të zbulojë identitetin e vrasësit të saj.