Çdo gjë shkonte mirë me familjen e Celinës dhe Alices deri në momentin kur një tragjedi ndodhi. Sa larg mund të shkojë egoizmi i një nëne për fëmijën e vetë dhe pse duhet t'i besojmë instiktit të saj?
Ngjarja zhvillohet gjatë një fundjave në Malet e Atlasit të Lartë të Marokut dhe analizon jehonat në jetën e myslimanëve vendas për shkak të një aksidenti të rastësishëm, dhe të vizitorëve perëndimorë që janë në një festë në një vilë madhështore.
Një agjente e CIA-s bashkon forcat me një agjente rivale gjermane, një specialiste kompjuterike angleze dhe një psikologe kolumbiane, kur një armë top-sekret bie në duart e një grupi mercenarësh. Së bashku, katër gratë nisin një mision të rrezikshëm për të shpëtuar botën, ndërsa qëndrojnë një hap përpara një figure misterioze që ndjek çdo lëvizje që ato bëjnë...
Një vështrim intim në ngritjen, rënien dhe shpengimin e jashtëzakonshëm të fetares Temi Fej Bejkër.
Filmi është bazuar në një histori të vërtetë gjatë luftës së dytë botërore. Familja Zabinski drejtonte një kopsht zoologjik në Varshavë, kur nisën bombardimet gjermane. Nga kujdestarë kafshësh, misioni i tyre në këtë pikë u kthye të shpëtonin hebrenjtë nga duart e gjermanëve.
Një vrasëse me pagesë, futet në listën e zezë për t’u vrarë nga vetë organizata e saj, pasi vinte në diskutim urdhrat që merrte dhe kishte thyer protokollin.
Njëzetë e shtatë vjet pas përballjes së parë me Pennywisen e tmerrshëm, Grupi i Dështakëve është rritur dhe e ka lënë pas të shkuarën, deri sa një telefonatë shkatërruese i kthen edhe një herë pas.
Në vitin 1981 në Nju Jork, një emigrant ambicioz lufton për të mbrojtur biznesin dhe familjen e tij gjatë vitit më të rrezikshëm në historinë e qytetit.
Katerina Uelldon, piktore portretesh nga Bruklini i 1890-ës, shkon në Dakota për të pikturuar portretin e Siting Bullit dhe ngatërrohet në problemin e njerëzve të Lakotës mbi të drejtën e tokës së tyre.
Teksa dy motra të liga përgatiten të pushtojnë një qytet, dy rojtarë, Gjyetari Erik, i cili kishte ndihmuar Borëbardhën në mposhtjen e Ravenës dhe e dashura e tij e ndaluar, Sara, përgatiten t’i ndalojnë ato.
Kjo është historia impresioniste e një familjeje teksane në vitet ‘50. Filmi ndjek udhëtimin e jetës së djalit më të madh, Xhekut, përmes pafajësisë së fëmijërisë e deri te vitet zhgënjyese të pjekurisë ndërkohë që përpiqet të pajtohet me marrëdhënien e tij të ndërlikuar me të atin. Xheku - i cili si i rritur luhet nga Sean Penn - e gjen veten të humbur në një botë moderne, në kërkim të përgjigjeve të origjinës dhe domethënies së jetës, ndërkohë që vë në dyshim ekzistencën e besimit. Gjithashtu luajnë Jessica Chastain, Hunter McCracken e të tjerë.
Ngjarjet zhvillohen ne Virgjinia në kohen e depresionit të madh. Një bande kontrabandistësh te alkoolit kërcënohen nga një Kapobande që do një pjesë të fitimit të tyre.
Një çift i ri pret në shtëpi dy mbesat e tyre por menjëherë dyshojnë se një shpirti i keq i quajtur Mama përndjek familjen e tyre...
I mbërthyer nga një seri vizionesh apokaliptike një bashkëshort dhe babai i ri vihet të bëjë një strehë kundër stuhisë. Vizionet e tij e bëjnë të duket i çmendur para të tjerëve. Por a janë thjesht aluzione apo parandjenjë për diçka që pritet të ndodhë?
Historia e vërtetë e Molli Blumit, një skiatore e klasit olimpik e cila zhvilloi lojën më ekskluzive të pokerit në botë dhe u bë objektiv i FBI-së.
Ky triler i spiunazhit fillon më 1997, ndërsa disa lajme tronditëse mbërrijnë në veshët e agjentëve sekretë të Mosadit Rejçëll dhe Stefan në lidhje me ish-kolegun e tyre Dejvid. Që të tre janë lavdëruar prej vitesh nga atdheu i tyre për shkak të një misioni që ndërmorën në vitin 1966, kur treshja gjurmoi kriminelin e luftës Vogëll në Berlinin Lindor.
Në një botë komisionerësh politikanë ku luhet për fitime të mëdha, Elizabet Slon është lobistja më e kërkuar dhe e frikshme në D.C. Por, kur përballet me kundërshtarin më të fuqishëm në karrierën e saj, zbulon se fitorja mund t’i kushtojë shumë.
Në momentin që vjen fundi i jetës në tokë, një ekip eksploruesish merr përsipër misionin më të rëndësishëm në historinë njerëzore: të udhëtojnë në galaktikë për të zbuluar nëse njerëzimi ka një të ardhme në mesin e yjeve.
Fituesi i çmimit Oskar për vitin 2013 historia e vërtetë e gjuetisë më të gjatë të një njeriu në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikes Liderit famëkeq të AlKaedes Osama Bin Laden. Pas sulmeve të shtatorit 2001 dhe deri në vdekjen e tij në 6 maj 2011 në duart e Skuadrës speciale S.E.A.L.
Idith, një vajzë e re nga Amerika bie në dashuri me Tomas Sharp. Pasi ajo shkon të jetojë në shtëpinë e tij zbulon shumë të vërteta dhe sekrete të tmerrshme. Pas kësaj forcohet edhe besimi i saj në ekzistencën e fantazmave.
Gjatë një misioni në Mars, Astronauti Mark Uatni mendohet i vdekur pas një stuhie të ashpër dhe i lënë pas nga ekuipazhi i tij. Por Uatni ka mbijetuar dhe e gjen veten të bllokuar dhe i vetëm në një planet armiqësor. Me vetëm pak furnizime, ai duhet të mbijetojë në mënyrë që të sinjalizojë në Tokë që është gjallë.