Një takim i rastësishëm me një lexues astrologjik bën që Ualkers të zgjohen me një ndryshim të plotë të trupit të tyre, a mund të bashkohen ata për të marrë një promovim, intervistë kolegji, marrëveshjen e punes dhe provën e futbollit?
Dy prindër, që zakonisht thonë “jo”, vendosin t’u thonë “po”, kërkesave më të çmendura të fëmijëve të tyre, por me disa rregulla themelore, në një ditë të mbushur plot argëtim dhe aventura.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë. Al Pacino luan rolin e yllit të rokut në vitet '70, Deni Kollins, i cili nuk hiqte dot dorë nga droga. Por, kur menaxheri i tij zbulon një letër 40-vjeçare që ia kishte shkruar Xhon Lenoni, ai vendos të ndryshojë drejtim dhe niset në një udhëtim për të rigjetur familjen e tij dhe për të nisur aktin e dytë në jetë...
Lajmi i diagnostifikimit me SIDA e hodhi Ron Udruf në një vorbull emocionesh. Ai fillon të gjejë mënyra për të mjekuar veten pasi mjekimet në spitale duken të dyshimta. Nisja e një biznesi ilaçesh të paligjshme, dhimbja, zhgënjimi, dashuria dhe lufta me ligjin e pret atë.
Kur pas një vendimi të papërgjegjshëm dhe të pamenduar mirë, 16-vjeçarja Xhuno Mekgaf, mbetet shtatzënë me shokun e saj të ngushtë, ajo vendos t’ia jap fëmijën e saj për adoptim një çifti, që e gjeti në gazetën e qytetit. Peripecitë e saj të shtatzanisë e ndihmojnë të kuptoj më shumë në lidhje me dashurinë dhe të kujdesurit për një fëmijë.
Elektra, një luftëtare pasi i mbijeton një përballje me vdekjen, bëhet vrasëse me pagesë dhe përpiqet të mbrojë dy objektivat e saj të fundit, një baba të vetëm dhe vajzën e tij të vogël nga një grup vrasësish mbinatyror.
Simon Spajër fsheh një sekret të madh nga familja, miqtë dhe shokët e klasës. Kur sekreti i tij del në shesh, Simoni duhet të përballet me të gjithë dhe të pranojë identitetin e tij.
Është një botë ku të gjithë thonë vetëm të vërtetën dhe çdo gjë që ato mendojnë. Mark Bellison është një skenarist që do të pushohet dhe është i dashuruar me Anën të cilës nuk i pëlqen pamja e tij e jashtme. Gjërat për Markun do të ndryshojnë kur ai “shpik” një gënjeshtrër.
Një vajzë e vogël e cila vuan nga një çrregullim i rrallëi sistemit të tretjes, e gjen veten mrekullisht të shëruar pasi i mbijeton një aksidenti të tmerrshëm.
Një biznesmen i famshëm është aq i dhënë pas punës sa e ka lënë pasdore familjen e tij. Kur vajza e tij e vogël i kërkon një mace si dhuratë për ditëlindje, ai ia plotëson dëshirën por në atë moment pëson një aksident dhe e gjen veten të ngecur brenda trupit të maçokut që bleu.
Konor Midi është lloji i mashkullit që ndahet me tre të dashura njëkohësisht, Me anë të një video-telefonate. Kështu që kur shkon në dasmën e të vëllait ai ka një qëllim të vetëm: të shkojë në shtrat me shoqëruesen e vetme të nuses që për njëfarë arsyeje i ka shpëtuar. Por fantazma e xhaxhait të tij të ndjerë Uejn, i cili ishte njeriu që i mësoi t’i dashurojë dhe t’i lërë femrat, ka një tjetër qëllim në mendje: të vendosë në vend besimin e humbur të Konorit ndaj dashurisë, një detyrë e vështirë që kërkon bashkëpunimin e shumë, shumë fantazmave të ish të dashurave.