Një vajzë me kufizime në dëgjim vizitohet nga Virgjëresha Meri dhe papritmas, mund të dëgjojë, të flasë dhe të shërojë të sëmurët. Kur njerëzit dëshmojnë mrekullitë e saj, gjëra të frikshme ndodhin. A është vërtetë dora e Virgjëreshës Meri, apo diçka më e ligë po ndodh?
Një baba që nuk ka para për të paguar ndërhyrjen dhe trajtimin e vajzës së tij, ndihet i pashpresë. Një nga punonjësit e tjerë të kazinosë, lakmitari Koks, i ofron që të grabisin kazinonë. Kur gjërat shkojnë keq, ata detyrohen të marrin peng një autobuz.
Historia e një miqësie midis një djaloshi në kërkim të babait të tij dhe një të vetmuari që fshihet nga e shkuara e tij. Tek njëri-tjetri ata gjejnë fuqinë e një mundësie të dytë dhe shërimin e shpirtit të tyre.
Një detektiv nga Nju Jorku heton vdekjen e vajzës së tij, e cila u vra ndërsa po bënte muajin e mjaltit në Londër; ai kërkon ndihmën e një gazetareje Skandianve, ndërsa çifte të tjerë në Europë vuajnë të njëjtin fat si vajza e tij.
Dean Morgan luan rolin e një babai të divorcuar së fundmi, vajza e së cilit zhvillon një marrëdhënie misterioze me një kuti-antikë prej druri që e blen në një pazar. Ndërsa sjellja e vajzës së tij sa vjen bëhet edhe më e çuditshme, Klaidi fillon e ndien ekzistencën e një qenie të errët dhe kupton se ka lidhje me kutinë. Ngjarje të pashpjegueshme dhe të tmerrshme fillojnë të ndodhin dhe të përkeqësohen, derisa Klaidi deshifron gdhendjet e çuditshme mbi kuti dhe zbulon se brenda saj fshihet një Dibbuk: një shpirt i humbur që mbizotëron dhe në fund përpin mikpritësin e tij njerëzor. Ndërkohë që ndikimi i Dibbuk-ut mbi vogëlushen bëhet edhe më i fortë dhe i frikshëm, Klaidi lufton me kohën për të gjetur një specialist që do të mund ta ndjekë Dibbuk-un dhe të shpëtojë vajzën e tij.
Një transportues profesional punësohet për të dërguar një çantë misterioze në botën e egër të kriminelit më të madh.
Në këtë triler rrëqethës, Hilary Swank luan si një mjeke e re dhe e bukur që nis një jetë të re në Bruklin, pasi ndahet nga bashkëshorti i saj. Apartamenti i saj i ri duket tepër i mirë për të qenë i vërtetë, derisa ndodhin disa ngjarje tepër të çuditshme që e bëjnë të besojë se ajo nuk është aspak vetëm.
Një grup njerëzish që mundohen të kalojnë kufirin nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara, përballen me një burrë i cili i ka marrë detyrat e mbrojtjes së kufirit në duart e tij prej rracisti.
Një ekip i forcave speciale të CIA-s tradhtohen dhe lihen si të vdekur nga eprorët e tyre. Kjo i nxit ata të ngrenë një sulm kundra CIA-s.
Një doktor telepatik, punon me një agjent special të FBI-së, në kërkim të një vrasësi serial. Gjatë hetimeve ata kuptojnë që ai nuk është një vrasës si gjithë të tjerët.
Në vitin 1870 në Amerikë, Xhoni vret vrasësin e familjes së tij dhe shpërthen tërbimi i kryebanditit Delarus. Xhoni tradhtohet nga vendasit frikacak dhe detyrohet t'i luftojë i vetëm banditët...