Një adoleshente nis të bashkëbisedojë me reflektimin e saj. Në fillim, reflektimi e ndihmon të përballet me vështirësitë që ka, por shpejt, dëshirat e saj më të errëta marrin jetë.
Fëmijët e familjes Darling marrin një vizitë nga Piter Pan, i cili i çon ata në Tokën e Kurrë kurrë, ku zhvillohet një luftë e vazhdueshme me Kapiten Grepçin e lig.
Në përpjekje për t'u rilidhur si familje, Ema planifikon një natë argëtuese, por plani i saj dështon kur një shtrigë e keqe i mallkon duke i kthyer në përbindësha. Tashmë, ata do të përpiqen jo vetëm të qëndrojnë të bashkuar, por edhe të luftojnë forcat e së keqes…
Në botën e ngarkuar emocionalisht, të egër dhe me humor të 16-vjeçarit Xhejms Uitman, ne shohim luftën e tij për të kapërcyer ankthin dhe depresionin duke kërkuar këshilla nga Dr. Bird - një terapist imagjinar i pëllumbave - pas zhdukjes së motrës së tij.
Skubi dhe banda përballen me misterin e tyre më sfidues, një komplot për të çliruar qenin fantazmë, Cerberus, nëpër botë. Ndërsa nxitojnë për të ndaluar këtë apokalips, ata zbulojnë që Skubi ka të shkruar një fat shumë më të madh nga sa e kishin imagjinuar.
"Nëntor i ëmbël" : Një burrë i dhënë pas punës dhe një grua jo e zakontë bien dakord për një marrëdhënie me afat të shkurtër. Gjatë asaj kohe ajo do t'i ndryshojë jetën...
Një miliarder me mendje të shkëlqyer, i quajtur Karl Durant, po eksperimenton me peshkaqenët, të cilët së shpejti rebelohen dhe shkaktojnë tmerr midis një grupi shkencëtarësh.
Një histori karakteristike australiane e një familje, miqësie dhe aventure ndërmjet një djali të vogël
dhe një qeni të papastër që do të rritej e do të bëhej legjenda australiane.
Një i ri ambicioz dërgohet të marrë drejtorin ekzekutiv të kompanisë së tij, prej një qendre misterioze për trajtimet e sëmundjeve, në një vend të largët në alpet Zviceriane, por shumë shpejt ai dallon se trajtimet nuk janë ato që duken.