Një ish polic i Antidrogës Amerikane transferohet në një qytet të qetë, që të nisë një fillim të ri bashkë me familjen e tij. Dhe të jetojë një jetë të re larg aksionit dhe zbatimit të ligjit. Por atje ai do të përballet me një trafikant të madh droge, dhe duke mos patur rrugë tjetër, detyrohet të vihet përsëri në zbatimin e ligjit...
Suifti, një dhelpër arktike, zbulon një plan të lig nga një keqbërës i cili ka për synim të shkrijë akujt arktikë. Me ndihmën e miqve të tij, ai do u tregojë të gjithëve se është më shumë se thjesht një dhelpër.
Gazetari i turpëruar i Nju Jork Times takohet me vrasësin i cili ka vjedhur identitetin e tij. Kjo do të çojë në një seri përpjekjesh për të zbuluar të vërtetën, ndërkohë që Majk e shikon këtë si një mundësi të dytë për karrierën e tij.
Dejv Skajlark dhe Aron Rapoport drejtojnë shfaqjen e njohur për VIP-at "Sonte Skajlark." Kur marrin në intervistë një fans të tyre që s'e prisnin, dikatorin Koreano-Verior Kim Jong-un, ata rekrutohen nga CIA për të shkuar në Pjongjang dhe për ta vrarë...
Kur Greg Sestero, një aktor filmash inspirues, njihet me të çuditshmin dhe të mistershmin Tomi Uizou në një kurs aktrimi, krijojnë një miqësi unike dhe udhëtojnë drejt Hollivudit për të realizuar ëndrrat e tyre.
Dy motra ndihmojnë vëllanë të vjedhë një bankë për të shlyer borxhet. Të papritura më serioze e të frikshme se policia do ndodhin gjatë vjedhjes.
Aron Ralston ka një pasion për çdo aktivitet të jashtëm. Por kur një gur e ngec brenda një kanioni të Jutas, aventura e një njeriu në kërkim të emocioneve kthehet në sfidën e një jete. Gjatë pesë ditëve në vazhdim, Ralstoni niset në një udhëtim të jashtëzakonshëm personal në të cilin mbështetet te kujtimet e familjes dhe shokëve - po ashtu dhe në vetë kurajën dhe zotësinë e tij - për ta kthyer fatkeqësinë në triumf!
Xheik Hauard, nga një familje ndërtuesish anijesh, i premtoi nënës në prag të vdekjes se do të hynte në Akademinë Navale Anapolis. Falë këmbënguljes së tij ai ia del të hyjë, por sfidat do ta çojnë në limite, derisa do ta bëjnë të jetë gati për t'u larguar. Por falë ndihmës së shokëve dhe talentit të tij ai shkëlqen në turneun e boksit...
Një mbledhje festive rrezikon të marrë një kthesë për keq kur Ned Fleming kupton se i dashuri bilioner i vajzës së tij nga Lugina Silikon është gati të propozojë.
Në Kaliforni, në vendin e mollëve, 900 punonjës sezonalë u ngritën “në betejë të dyshimtë” kundër pronarëve të tokës. Grupi vazhdon një jetë më vete, më të fortë sesa ajo e anëtarëve individualë të tij dhe më të frikshme. E drejtuar nga Xhim Nolani, greva bazohet në idealizmin tragjik, në “kurajën për të mos u nënshtruar apo dorëzuar kurrë.” Botuar në vitin 1936, libri "Në Betejë Të Dyshimtë" konsiderohet si vepra e parë e madhe e autorit fitues të çmimit Pulitzer, Xhon Stajnbek.
Oskar Digsi, një magjistar amator dhe i djallëzuar që punon në një cirk diku në Kansas, hipën në balonën e tij dhe përfundon në Vendin e Ozit. Fati i tij ndryshon sepse aty të gjithë mendojnë se ai është një magjistar i madh. Por shumë shpejt ai do të përballet me tre magjistare të cilat dyshojnë në aftësitë e tij.
Është Fundi që ndjek gjashtë shokë të ngecur në një shtëpi pas një sërë ngjarjesh të çuditshme dhe katastrofike që shkatërrojnë Los Anxhelosin. Ndërsa bota po merr fund jashtë, furnizimet po pakësohen dhe efekti i mbylljes brenda po kërcënon të shkatërrojë miqësinë e tyre brenda. Më në fund, ata detyrohen të largohen nga shtëpia, duke u përballur me fatin e tyre dhe domethënien e vërtetë të miqësisë dhe shpengimit.
Kur gruaja e princit Fabious rrëbehet, ai vihet në një udhëtim për ta shpëtuar... i shoqëruar nga vëllai i tij përtac e i padobishëm Thadeousi.
Deil Denton, është një shpërndarës proces gjyqësore, dërsa Saul është një tregtar marihuane. Ata ndiqen nga kriminelët dhe një police e korruptuar, pasi Deil ishte dëshmitar kur Bosi i një bande vrau një tjetër tregtar për të eliminuar konkurrencën....
Një film nga Werner Herzog, me Nicole Kidman, Rober Pattinson, James Franco, Damian Lewis. Filmi tregon historinë e Gertrude Bell, një personazh që ekzistonte vërtet, me jetën e pasur dhe aventuriere, në fillim të shekullit XX, ishte një udhëtare, shkrimtare, arkeologe, zbuluese, diplomatike dhe agjente sekrete dhe diplomate në emër të Perandorisë Britanike. Mbi të gjitha, ajo ishte si një lloj Lawrence-i i Arabisë në versionin femër. Për më tepër ndiqni filmin...
Një detektiv rihap një çështje 15 vjeçare për një person të humbur. Ai fillon të dyshojë se djali i humbur ishte vrarë - dhe një banues lokal ishte përfshirë.
Historia e vërtetë e Ricard Kuklinskit, vrasësi famëkeq me pagesë dhe një njeri familjar i përkushtuar. Kur më në fund u arrestua në 1986, as gruaja e as vajza e tij nuk dinin se me çfarë merrej ai në të vërtetë.
Gjatë eksperimenteve në gjetjen e një kure për sëmundjen e Alzheimer, një shimpanze gjenetikisht e modifikuar përdor inteligjencë të madhe për të çuar veten dhe shimpazetë e tjera drejt lirisë.