Një grup ushtarakësh të vendosur në një labirint sekret duhet të luftojnë për jetën e tyre kundër Hatchet, një i burgosur brilant dhe famëkeq me vlera të larta. Kur ai arratiset, axhenda e tij misterioze dhe vdekjeprurëse ka pasoja të mëdha dhe të tmerrshme.
Një vajzë ka probleme me kontrollimin e inatit dhe përdor gjithmonë një jelek që i jep goditje të forta parandaluese sa herë që ajo rrezikon jetët e njerëzve pranë saj. Pasi djali i parë që ajo dashuron vritet, ajo futet në një kërkim për hakmarrje duke kërkuar të gjejë vrasësin, teksa policia e ndjek atë si të dyshuar kryesor për vrasjen.
Duke dashur të bëjë një jetë të ndershme, një grabitës famëkeq bankash, dorëzohet, vetëm e vetëm për tu tradhëtuar nga dy agjentë të pamëshirshëm të FBI-së.
Majkëlli bën një jetë monotone me babanë e tij vetmitar, në një vijë bregdetare të shkretë. Por, kur ai krijon lidhje të ngushtë me një pelikan, jeta e tij merr një kthesë të re dhe të papritur.
Polici i ashpër Xhon MakKlein, për herë të parë e gjen veten në tokë të huaj pasi udhëton në Moskë për të ndihmuar djalin e tij kokëfortë Xhekun - pa qenë në dijeni që djali i tij në të vërtetë është një operativ i trajnuar i CIA-s që po përpiqet të parandalojë grabitjen e një arme bërthamore. Me botën kriminale ruse duke i ndjekur nga pas, dy MakKleinët zbulojnë se metodat e tyre të kundërta i bëjnë heronj të pathyeshëm.
“Filmi është i frymëzuar nga ngjarjet e vërteta të Betejës së Galipolit, në Turqi, gjatë Luftës së Parë Botërore”.
“Pas vdekjes të së shoqes, një fermer australian nis një udhëtim të gjatë për në Turqi, në kërkim të së vërtetës për fatin e tre djemve e tij që ishin raportuar si të humbur në luftë. Dhe atje njihet edhe me një grua të bukur turke. Frymëzuar nga shpresa e fortë dhe me ndihmën e një oficeri turk, Konori fillon të gjejë gjurmët e tyre”.