Kur Drej Parkeri dhe nëna e tij shpërngulen nga Ditroiti në Kinë, Dreja ndihet i humbur në një botë shumë ndryshe nga ajo që njeh. I frikësuar dhe i rrahur nga disa shokë të shkollës, Dreja shpëtohet nga mirëmbajtësi i pallatit, z. Han, një njeri që vajton një humbje shumë të madhe. Zotit Han i vjen keq për Drenë dhe bie dakort ta mësojë kung-fu për të mbrojtur veten. Duke u stërvitur së bashku, mësues dhe nxënës mësojnë t’i zënë besë njëri-tjetrit, dhe si përfundim të krijojnë një miqësi që i shëron të dyve.
Një prej rojave perandorake të Kinës, udhëton në Perëndimin e Egër për të shpëtuar një princeshë të rrëmbyer. Pas një sërë ndodhish, do i duhet të luftojë krah një banditi, për të rrëzuar një tradhtar të rojave dhe shefin e tij të korruptuar.
I shmangur nga të gjithë prej faktit se është djali i një kryekomandanti të ligë, një adoleshent kërkon ta mundë bashkë me ndihmën e miqve të tij ninxha.
Është një nga kohërat më të errëta në Kinë. Batalionet të Liangut dhe Ueit përplasen në një masakër që zgjat nga agimi në muzg. Vetëm dy burra mbeten gjallë, një ushtar i rekrutuar me detyrim, i cili ekspert për të luajtur rolin e të vdekurit dhe një gjeneral armik i plagosur. Shansi i madh i ushtarit për të fituar lirinë, vjen kur ai përleshet me gjeneralin armik të plagosur dhe e rrëmben atë, duke synuar të kërkojë meritën për kapjen...
Dy profesorë arkeologjie vihen në kërkim të një thesari të humbur. Bashkë me asistentët - studentë të tyre nisen për një aventurë që i çon nga akujt e Tibetit në Dubai e më pas në tempujt e Indisë.
Londër 1880. Një rebel kinez vret babanë e Çon Ueing, funksionarin e lartë të oborrit perandorak. Më pa vrasësi ia mbath në Angli, por Çon Ueing dhe shoku i tij Roi O'Bënon e ndjekin për t'u hakmarrë. Pasi mbërrijnë në Londër, ata zbulojnë se ekziston një komplot për të shfarosur anëtarët e familjes mbretërore...
Arkeologu Xhek shikon ëndrra për një jetë të kaluar, në të cilën ai është Gjenerali Meng Yi, i cili është betuar të mbrojë princeshën e Koresë Ok-So. Xheku vendos të hetojë gjithçka me ndihmën e shokut të tij Uilliam.
Fei Hang, një djalosh që praktikon artet marciale, gjendet në vështirësi kur kutia me xhinseng e të atit, ngatërrohet në tren. Ky shkëmbim do të nxjerrë në dritë një të vërtetë më të ndërlikuar. Së bashku me miqtë e tij,
do thyejë rregullat e të atit dhe do mundohet të shpëtojë kulturën e historinë e vendit të tij.
Një shef kuzhine kinez përfshihet aksidentalisht me një reportere lajmesh e cila filmoi një marrëveshje droge e cila shkoi keq dhe tani përndiqet nga bandat që duan të marrin videokasetën.
Xheki është një agjent sekret të cilin e punësojnë për të gjetur arin e fshehur në shkretëtirën e Saharasë.Mirëpo,shumë shpejt do të kuptojë që nuk ështe i vetmi në kërkim të arit.
Projekti-A Pjesa 2: Dragoi është transferuar dhe tashmë është bërë kreu i policisë në rrethin Sai Van dhe i duhet të luftojë kundër një gangsteri të rëndësishëm, kundër revolucionarëve anti-Mançu, kundër disa piratëve të arratisur, kundër besnikëve të Mançu-së dhe kundër një inspektori të korruptuar të policisë.
Në Kung Fu Panda 2, Poja tani po jeton ëndrrën e tij si Luftëtari Dragua, duke mbrojtur Luginën e Paqes përkrah miqve të tij, Pesëshes së Furishme. Por jeta e re e Posë kërcënohet nga një armik i ri, i cili planifikon të përdorë një armë sekrete dhe të pandalshme për të pushtuar Kinën dhe për të shkatërruar kung funë. Poja duhet të shikojë në të shkuarën e tij dhe të zbulojë sekretet e origjinës së tij; vetëm atëherë do të mund të çlirojë fuqinë që i duhet për të dalë me sukses.
Një zbulim i bërë për kungfu çon një amerikan në aventurën e kinës, ku ai bashkohet me disa grupe luftëtar të arteve marciale për të kapur mbretin e majmunëve.
1872. Fileas Fog, një shpikës pa vlerë për ministrin e Akademisë së Shkencave të Anglisë, vë bast se do bëjë xhiron e botës për 80 ditë. Pasportu, një kinez që ka vjedhur nga banka e Anglisë Budën Jeshil sepse i përket fshatit të tij, në çastin që po e përzinte policia u njohë me Fielas Fog dhe shikon se mënyra e vetme për t’u kthyer në Kinë është shpikësi i çuditshëm. Në udhëtimin e tyre do njohin dhe një femër dhe të tre bashkë do u bëjnë ballë pengesave që u shkakton ministri i Akademisë së Shkencave për mos të humbur bastin, i cili duhet ta paguajë humbjen me vendin e tij si ministër.
Polici i Hong Kongut, Xheki, përfshihet në një mision te drejtuar na CIA, por pas disa kohës bëhet pjesë e FSB në Rusi. Por jo çdo gjë është ashtu siç duket dhe Xheki bie ne kurthin e punëdhënësve të tij.
Për të zbuluar një kartelë droge, Inspektori Çan Çia Çu, shkon si i agjent sekret në një burg kinez. Atje ai fiton besimin e një pjestari të katelëes së drogws, Pantherit duke e nxjerrë atë nga burgu. Më pas, së bashku me një agjente tjetër sekrete, shkojnë në Hong Kong ku pranohen nga lideri i bandës, por gjithçka ndryshon kur identiteti i Çan Çia Cusë zbulohet aksidentalisht nga e dashura e tij.
Super polici i Hong Kongut duhet të ndalojë një grup shantazhistësh bombardues, në të njëjtën kohë që të këqijtë e Historisë Policeske të parë kërkojnë hakmarrje.