Tre mbretërit në fultë, #GeorgeClooney, #MarkWalberg dhe #IceCube ndojne se 'Është mirë të jesh mbret'. Një ndërthurje e humorit, dhunës dhe historisë në një film që fillon aty ku lufta e Gjirit Persik mbaron, dhe tre ushtare amerikane që duan te kthehen ne shtepi te pasur.
Kreigu dhe Dej Deji janë shpërngulur nga shtëpia e prindërve të tyre dhe jetojnë në shtëpizë më vete. Kushërinjtë punojnë te një dyqan vendas si roje sigurimi. Kur shtëpia e tyre grabitet në festën e Krishtlindjeve, ata bashkohen për të gjetur e kapur grabitësin.
Ata nuk janë më 21 vjeç, por përsëri mbeten adoleshentë. Aventura e tyre e radhës do t’i cojë në një kolegj, por punët ngatërrohen aq keq se djemtë hyjnë në dilema. Nëse aventura e tyre do të shkojë mbarë atëherë mund të quhen dy burra të vërtetë.
Dy ish-armiq gjimnazi që kthehen në partnerë policorë nuk arrijnë dot të bëjnë një arrestim - derisa u caktohet të shtiren si nxënës dhe të asgjësojnë një rreth droge brenda shkollës së tyre të vjetër. Duke jetuar përsëri si adoleshentë, ata rrëshqasin në veten e tuaj të vjetër dhe rrezikojnë çështjen - dhe miqësinë e tyre - me pasoja katastrofike dhe tepër gazmore!
Motoristi Keri Ford fajësohet nga një kapo bande motoristësh për vrasjen e vëllait të kreut të bandës rivale të drejtuar nga Trei (Ice Cube). Ford tani është në arrati në përpjekje për të pastruar emrin e tij.
Të porsamartuarit Nick dhe Suzanne vendosin për të lëvizur në periferi për të siguruar një jetë më të mirë për dy fëmijët e tyre. Por ideja e tyre për një shtëpi ëndërr është e shqetësuar nga një kontraktor me një qasje të çuditshme të biznesit.
Dy promotor narkomanë, marrin një reper të famshëm për një shfaqje të dështuar pa filluar mirë. Rruga e tyre është plot probleme dhe gjëra të paparashikuara sepse janë promotorët më dështak në treg.
"Zënkë me Grushta" : Prof. Cempbell është një mësues në një shkollë të padisiplinuar ku studentët bëjnë shumë lojëra djallëzore. Por ai do e shohë veten shumë më keq pas një konflikti që do ketë me mësuesin më të fortë të shkollës.
Pas rritjes së dhunës në zonën jugore të Çikagos, Kelvin së bashku me miqtë e tij detyrohet që të provojë të ndalojë dhunën pasi marrin vesh për një rrethim, i cili supozohet të ulë dhunën në lagje, por i cili gjithashtu me shumë mundësi do të ulë përfitimet e dyqanit.
Këtë herë polici në provë Ben Barber do të martohet me motrën e kolegut dhe shokut të tij Xhejms Pejtonit, por pak ditë para dasmës duhet të kapin një shpërndarës të madh droge në Majemi.
Xhaxha Elroi dhe djali i tij Dei-Dei nuk kanë paguar taksat këshu që Kreig gjen një mënyrë për të vjedhur nga fqinjët një shumë parash për të paguar taksat në mënyrë që shtëpia e xhaxha Elroit të mos shkojë në ankand.
(E Premte): Dy shokë, Smoki dhe Kreg pijnë të gjithë barin e një furnizuesi droge dhe përpiqen të gjejnë 200 dollarët që i kanë borxh furnizuesit deri në orën 10 të asaj nate. Gjatë kësaj kohe ata pinë bar, tallen dhe njëkohësisht rrezikohen të vriten.
Një ekip filmik i "National Geographic", merret peng nga një gjahtar i çmendur, i cili i merr ata me vete në kërkimin e tij për të kapur gjarpërin më të madhë vdekjeprurës në botë.