Deadpoolit i ofrohet një vend në 'Universin Marvel Kinematik' nga 'Autoriteti i Ndryshimit Kohor', por në vend të kësaj rekruton një variant të Wolverinit për të shpëtuar universin e tij nga zhdukja.
Nik Banister, një hetues privat i mendjes, lundron në botën joshëse të së kaluarës, kur jeta e tij ndryshohet nga klientja e re Mej. Një rast i thjeshtë bëhet obsesion pasi ajo zhduket dhe ai lufton për të mësuar të vërtetën rreth saj.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë, filmi tregon për shpërdorimin më të madh të fondeve të shkollave publike në historinë amerikane. Frenk Tason, drejtori i rrethit shkollor në Rozlin, është një mjeshtër për përcjelljen e mesazheve pozitive para publikut, si edhe në zyrën e tij me një student të vetëm. Situata ndryshon pasi një studente gazetare zbulon skemën e shpërdorimit, duke i detyruar përgjegjësit që të mbulojnë gjurmët e tyre.
Jeta e ngarkuar e Piterit përmbyset kur ish-gruaja i thotë se djali i tyre adoleshent, Nikolasi, ka muaj që mungon në shkollë dhe është në depresion. Tani ai përpiqet të kujdeset për Nikolasin në të njëjtën mënyrë që do të kishte dashur që babai i tij të ishte kujdesur për të, ndërkohë që vijon jetën me gruan e tij të re e djalin tjetër të porsalindur...
Tomi, një mjek në profesion, mundohet të gjejë kurën për vdekjen, burimin e pavdekshmërisë, për t'i shpëtuar jetën gruas së tij me kancer, Izit.
Në të ardhmen e afërt, Logani i plakur kujdeset për Profesor-X i cili është i sëmurë rëndë diku në kufirin Meksikan. Tentativa e Loganit për tu fshehur nga bota ndryshon kur vjen një mutante e re e cila ndiqet nga forca të errëta.
E vendosur në Australinë veriore para Luftës së Dytë Botërore, një aristokrate angleze që trashëgon një fermë të zhurmshme, lidhet me një burrë vendasa në mënyrë që të mbrojë pronën e saj nga një komplot për t'ia marrë. Teksa ata të dy, transportojnë 2,000 krerë bagëti përmes një terreni të vështirë, ata përjetojnë edhe bombardimin e Darvinit nga forcat japoneze.
Me ëndrrën për të qenë aventurieri më i madh i të tëra kohërave, sër Lionel Frost, kryen udhëtime të rrezikshme për të vërtetuar legjendat më të jashtëzakonshme të botës. Për të fituar një vend në Shoqatën Mbretërore dhe për t’i provuar të tërëve që ka të drejtë, ai niset në kërkim të Këmbë-Madhit, por gjatë kësaj aventure ai zbulon më shumë mbi veten dhe ëndrrat e tij dhe krijon miqësi të papritura.
Çarli Kenton, një boksier i dështuar i cili e humbi mundësinë e tij për të fituar titullin kur robotë prej çeliku 907 kilogramë dhe 2,4 metra të gjatë pushtuan ringun. Tani asgjë më tepër se një promotor i vogël, Çarli fiton mjaftueshëm për të bërë bashkë robotë të shkatërruar dhe t’i fusë nëpër ndeshje të nëndheshme boksi. “Çeliku i Vërtetë” fillon kur Çarli kap fundin. Ai pa dëshirë bashkohet me djalin e tij të panjohur prej vitesh për të ndërtuar dhe stërvitur një konkurrent për në kampionat. Ndërsa rreziqet rriten në arenën brutale, Çarli dhe Maksi, kundër gjithë shanseve, fitojnë një mundësi të fundit për të ngritur kokë.
Një film që feston lindjen e spektaklit. Historia e jetës së një vizionari i cili vjen nga një familje e varfër, dhe krijon një shfaqje, që bëhet e famshme në mbarë botën.
Në X-Men: Qëndresa e Fundit, kapitulli i tretë i këtij filmi flet për një “kurë” ndaj mutantëve që kërcënon të ndryshojë rrjedhën e historisë. Për herë të parë, mutantët kanë një zgjidhje: t’i mbajnë fuqitë e tyre, edhe pse këto i izolojnë dhe i bëjnë të huaj, apo të heqin dorë prej tyre dhe të bëhen njerëz. Pikëpamjet e kundërta të udhëheqësve të mutantëve, Çarls Ksavier, i cili përfaqëson tolerancën, dhe Magnetos, i cili beson në mbijetesën e më të aftëve, kanë hyrë në provën më të madhe të nisin luftën për t’iu dhënë fund të gjitha luftërave.
Skuadra X-Men mblidhet për të gjetur një mutant që tentoi të vriste presidentin. Ndërkohë, Akademia e mutantëve sulmohet nga forca ushtarake.
Dy mutantë rekrutohen në një akademi private për llojin e tyre skuadra e superheronjve e të cilës duhet të përballet me një grup terrorist me të njëjtat aftësi si të tyret...
Rivaliteti në mes dy magjistarëve bëhet edhe më i përkeqësuar, nga përpjekjet e tyre për të kryer iluzionin përfundimtar.
Filmi tregon historinë e së kaluarës epike, të dhunshme dhe romantike të Ulverinit, marrëdhënien e tij komplekse me Viktor Krid ose Dhëmbë-Kordha dhe programin kërcënues së armëve X. Gjatë rrugës, Ullverini përballet me shumë mutantë, të njohur dhe të rinj, duke përfshirë edhe Dedpullin, Gambitin, Xhon Fantazmën dhe Kolonelin Uilliam Strajker.
Kur shpirti djallëzor lëshon një sulm në Tokë, ekipi i Gardianëve të pavdekshëm, ngrihen dhe dalin në mbrojtje të fëmijvë të pafajshëm anembanë botës.
Zhan Valzhani, i njohur si i Burgosuri 24601, lirohet nga burgu dhe e thyen lirimin me kusht për të krijuar një jetë të re për veten e tij ndërkohë që i shmanget kapjes nga Inspektori këmbëngulës Haver. I vendosur në Francën post-revolucionare, historia arrin fundin kundër sfondit të Kryengritjes së Qershorit.
Historia e Edi Eduards, britaniku shumë këmbëngulës i kërcimit të skive që magjepsi botën në Olimpiadën Dimërore 1988.
Piteri është një djalë 12 vjeçar jetim dhe përfundon në botën magjike të Neverlandit, ku gjen zbavitje por edhe rrezik, duke zbuluar edhe fatin e tij për t'u bërë heroi i mirënjohur Piter Pani.
Kur vajza e Keller Dover dhe shoqja e saj zhduken, ai e merr çështjen në duart e tij ndërkohë që policia ndjek pista të ndryshme. Por sa larg do të shkojë një baba i dëshpëruar për të mbrojtur familjen e tij.
Gjahtar i njohur i përbindëshave Van Hellsing, dërgohet në Transilvani për të ndaluar Kontin Drakula i cili është duke përdorur zbulimin e doktor Frankenstein dhe forcën e një njeriu-ujk për qëllime të këqija.
Pasi rrëmbehet nga kriminelët, Çapi bëhet djali i adoptuar në një familje të çuditshme dhe të çrregullt. Çapi ka dhunti dhe është një robot unik, "një ogur".
Gjatë bombardimeve atomike të Nagasaki në fund të Luftës së Dytë Botërore, Uolverin shpëton ushtarin Jashida. Dekada më vonë u krijua një teknologji e lartë magnetike. Plaku dërgon të besuarën e tij Jukion, që të rifitoj "Njeriun Ujk "në Tokio. "Njeriu Ujk " ishte vetë-internuar në pyll pas konfliktit të fundit në skuadrën X-Men. Jashida nuk synon ti thotë vetëm në një "Lamtumirë të thjeshtë Loganit, por gjithashtu dëshiron t'i ofrojë dhuratën e çmuar të vdekshmërisë, mundësinë për t'i dhënë fund vargut të humbjeve që ka pësuar Uolverin në ekzistencën e tij të përjetshme....
Vazhdimi i historisë vendoset në mes të viteve 1980 dhe 2014 ku X-Men kthehet prapa në kohë për të ndaluar rojet të pushtonin Amerikën e Veriut dhe të vendosnin të gjithë mutantët që do kapnin në kampet e internimit. Në prag të një frike për fillimin e një holokausti bërthamor, X-Men dërgon mendjen e Kitty Pryde (Ellen Page)prapa në kohë për të poseduar trupin e saj në moshë më të re në mënyrë që të parandalojë një ngjarje të rëndësishme te mutantët-historia njerëzore: vrasjen e senatorit Robert Kelly nga Mystikët e rinj të cilët ishin mbledhur në “Vëllazëria e keqe e Mutantëve”.