Ushtria Britanike rekruton një grup të vogël ushtarësh shumë të trajnuar për të goditur forcat naziste prapa linjave të armikut gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një autore e izoluar që shkruan romane spiunazhi për një agjent sekret dhe një sindikatë globale spiunazhi, kupton se komploti në librin të ri që ajo po shkruan po fillon të pasqyrojë ngjarje të botës reale, në kohë reale.
Tani një detektive e punësuar, Enola Holmes merr përsipër çështjen e saj të parë zyrtare për të gjetur një vajzë të zhdukur, ndërsa shkëndijat e një komploti të rrezikshëm ndezin një mister që kërkon ndihmën e miqve dhe vetë Sherlok-ut për ta zbuluar.
I vendosur të sigurohet se sakrifica e Supermanit nuk nuk ishte e kotë, Bruce Wayne bashkon forcat me Diana Prince me planet për të rekrutuar nje skuadër me gjysmë-njerëz, për të mbrojtur botën nga qasja e një kërcënimi katastrofik.
Kur motra adoleshente e Sherlock Holmes, Enola zbulon që nëna e saj është zhdukur, ajo niset për ta gjetur atë, duke u bërë një super mendjelehtë në të drejtën e saj, pasi ajo vë në majë të gishtit vëllain të saj të famshëm dhe zbërthen një komplot të rrezikshëm rreth një Lordi të ri misterioz.
Në qytetin e Stormholdit, Tristani i premton Viktorias, dashurisë së tij, një yll nga bota magjike përtej Murit. Por nuk e dinte që aventurat e tij dhe dashuria e tij e vërtetë do të fshiheshin pas atij muri.
Një toger policie, skuadra e tij dhe një vigjilent përfshihen në një skemë të rrezikshme me një burrë me probleme, i arrestuar kohët e fundit, i cili lidhet me rrëmbimet e femrave ndër vite.
Planetit Kripton i varfërohen burimet natyrore, dhe dënohet të shpërthej. Pak ditë nga përfundimi një fëmijë lind dhe është i destinuar për të ndryshuar jetën e një planeti të ri dhe të largët. Ai është Biri i XHor-El, një shkencëtari të madh kripton.
"I nxitur nga besimi i tij i rifituar te njerëzimi dhe i frymëzuar nga akti vetëmohues i Supermenit, Brus Uejn kërkon ndihmën e aleates së tij të re, Dajana Prins, për t'u përballur me një armik edhe më të rrezikshëm."
Pasi familja e tij rrëmbehet gjatë një udhëtimi në Spanjë, një i ri, tregtar në Wall Street, konfrontohet me disa agjentë të Cia-s për gjetjen e një valixheje misterioze, e cila do shpëtonte familjen e tij.
Kanë kaluar pothuajse dy vite që kur Supermeni u ndesh me Zodin në një betejë kolosale që shkatërroi qytetin e Metropolisit. Humbja e jetëve dhe dëmet materiale bënë që të ketë shumë të pakënaqur dhe të inatosur, duke përfshirë edhe luftuesin e krimeve milioner, Brus Uejn...
Në fillim të viteve 1960, agjenti i CIA-s Napoleon Solo dhe operativi i KGB Illia Kurjakin marrin pjesë në një mision të përbashkët kundër një organizate misterioze kriminale, e cila punon për shtimin e armëve bërthamore.
Tezeusi është një i vdekshëm i zgjedhur nga Zeusi për te udhëhequr luftën kundër mbretit të pamëshirshëm Hiperion, i cili po kërkon në të gjithë Greqinë për një arme me te cilën mund të shkatërroje njerëzimin.