Kur një grabitje e thjeshtë bizhuterish shkon tmerrësisht keq,
kriminelët e mbijetuar fillojnë të dyshojnë se njëri prej tyre është një informator policie.
Kur Majër Lanski i plakur, hetohet për herë të fundit nga federalët, të cilët dyshojnë se ai ka grumbulluar miliona dollarë gjatë gjysmë shekulli, gangsteri në pension rrotullon një përrallë marramendëse, duke zbuluar të vërtetën që nuk ishte treguar për jetën e tij si shefi famëkeq i Korporatës Vrasja dhe Sindikatës Kombëtare të Krimit.
Një yll i futbollit amerikan pëson një dëmtim që i kërcënon karrierën në prag të Kupës së Botës, dhe gjatë shërimit të tij, fillon një romancë epike me një nënë beqare ruse.
While investigating a young nun's rape, a corrupt New York City police detective, with a serious drug and gambling addiction, tries to change his ways and find forgiveness and redemption.
Shtëpiakja e bindur, Telma, bashkë me shoqen e saj Luizën, një kameriere e pavarur e rebele, nisen në një udhëtim të shkurtër për peshkim. Por, udhëtimi i tyre shndërrohet në një arrati nga policia, pasi Luiza vret një burrë që përpiqet të përdhunojë Telmën. Në arratinë e tyre, gjendet një hetues dashamirës, që përpiqet t’i bindë të dorëzohen, para se fati i tyre të vuloset përfundimisht...
Duke pasur frikë nga fundi i botës, një veteran lufte me çrregullime të stresit post-traumatik, fillon të ndërtojë një strehë nëntokësore. Por njohja me Xhesikën e bukur do t'ia trazojë edhe me keq mendjen...
Gjatë përgatitjes së një darke luksoze për të ftuar ndërkombëtarë, Ana, zonja e shtëpisë, kupton se ka 13 të ftuar. Që të mos lejojë këtë numër tersi në tavolinën e saj, i lutet shërbyeses besnike Marias, të luajë rolin e një zonje fisnike spanjolle dhe të bëhet pjesë e darkës. U desh pak bisedë dhe pak si shumë verë, që ngjarjet të marrin tjetër rrjedhë.
Një dirigjent orkestre i dalë në pension është me pushime në Alpe me vajzën dhe me shokun e tij të ngushtë, drejtues filmi, kur atij i vjen një ftesë nga Mbretëresha Elizabeta II për të performuar në ditëlindjen e Princit Filip.
KUJDES: FILMI KESHILLOHET PËR SHIKUES TË MOSHES MBI 16 VJEÇ!