Teksa një e keqe pushton botën përtej derës së tyre, mbrojtja e vetme për një nënë dhe djemtë e saj binjakë është shtëpia e tyre dhe lidhja mbrojtëse e familjes.
Majk, një punëtor i thjeshtë ndërtimi, futet në botën e rrezikshme të super spiunëve dhe agjentëve sekretë, kur e dashura e shkollës së mesme, e rekruton për një mision të inteligjencës amerikane.
Një forcë misterioze e zhvendos hënën nga orbita e saj rreth Tokës dhe e dërgon atë në një rrugë përplasjeje me Tokën.
Një boksiere vendos të kthehet në ring për t'u përballur me kundërshtaren e saj kur djali që kishte braktisur hyn papritur në jetën e saj.
Gjithçka është e lidhur me njëra-tjetrën: një ditar i vitit 1849 i një udhëtimi oqeanik përmes Paqësorit, disa letra të një kompozitori drejt një miku të tij, një triler që flet për një vrasje në një central bërthamor, një farsë për një botues në një azil pleqsh, një kloun rebel në Korenë futuristike dhe tregimi i një fisi që jeton në Havain post-apokaliptik, shumë larg në të ardhmen.
Xhon Uiki është në arrati, pasi ka vrarë një anëtar të shoqatës së vrasësve ndërkombëtarë. Me një çmim prej 14 milionë dollarësh për kokën e tij, tashmë ai është objektivi i çdo qitësi.
Në mbrëmjen më verbuese të vitit në qytetin e Nju Jorkut, historitë e dashurisë së disa njerëzve ndërthuren, duke përfshirë një çift të ngecur në ashensor, një burrë që dëshiron të takohet përsëri me një vajzë të jashtëzakonshme që e njohu për herë të parë një vit më parë, një adoleshente e cila dëshiron të vendosë pavarësinë e saj duke shkuar në Tajms Skuer për të festuar, një grua shtatzënë e cila është gati të lindë dhe një djalosh i ri i cili ndihmon rezolutën e një gruaje që të bëhet realitet.
Në X-Men: Qëndresa e Fundit, kapitulli i tretë i këtij filmi flet për një “kurë” ndaj mutantëve që kërcënon të ndryshojë rrjedhën e historisë. Për herë të parë, mutantët kanë një zgjidhje: t’i mbajnë fuqitë e tyre, edhe pse këto i izolojnë dhe i bëjnë të huaj, apo të heqin dorë prej tyre dhe të bëhen njerëz. Pikëpamjet e kundërta të udhëheqësve të mutantëve, Çarls Ksavier, i cili përfaqëson tolerancën, dhe Magnetos, i cili beson në mbijetesën e më të aftëve, kanë hyrë në provën më të madhe të nisin luftën për t’iu dhënë fund të gjitha luftërave.
Skuadra X-Men mblidhet për të gjetur një mutant që tentoi të vriste presidentin. Ndërkohë, Akademia e mutantëve sulmohet nga forca ushtarake.
Dy mutantë rekrutohen në një akademi private për llojin e tyre skuadra e superheronjve e të cilës duhet të përballet me një grup terrorist me të njëjtat aftësi si të tyret...
Një nëne i rrëmbehet fëmija në park. Ajo nuk qëndron duarkryq për të pritur ndërhyrjen e policisë, por bën çmos që të shpeshtojë djalin e saj.
KUJDES! FILMI PERMBAN SKENA NUDITETI DHE SEKSI! KESHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇARË! Pas një tragjedie familjare, një roje burgu racist rishqyrton sjelljet e tij, ndërkohë që bie në dashuri me gruan afro-amerikane të të burgosurit të fundit që ai ekzekutoi.
Komediani Kevin Hart performon para një publiku prej 50 000 njerëzish në stadiumin e hapur të Filadelfias, fusha Lincoln Financial
Xhordan Tërner është një operatore me eksperiencë e Urgjencës por pasi bën një gjykim të gabuar dhe një telefonatë përfundon keq, Xhordani tronditet dhe nuk është më e sigurt nëse mund të vazhdojë. Por më pas, adoleshentja Kejsi Uelson rrëmbehet në pjesën e pasme të makinës së një burri dhe i telefonon Urgjencës. Dhe Xhordani është ajo që duhet të përdorë gjithë eksperiencën, mendjempre- htësinë dhe mendimin e saj të shpejtë për ta ndihmuar Kejsin të arratiset dhe jo vetëm për të shpëtuar Kejsin, por për t'u siguruar që rrëmbyesi i saj të vihet përpara drejtësisë.