Duke u rikthyer në planetin e saj të lindjes, një gjuetare famëkeqe shpërblimesh formon një aleancë të papritur me një ekip të çuditshëm. Së bashku, ata luftojnë banditët e rrezikshëm, për të zbuluar një nga sekretet më misterioze të planetit të Pandorës.
Një agjente e CIA-s bashkon forcat me një agjente rivale gjermane, një specialiste kompjuterike angleze dhe një psikologe kolumbiane, kur një armë top-sekret bie në duart e një grupi mercenarësh. Së bashku, katër gratë nisin një mision të rrezikshëm për të shpëtuar botën, ndërsa qëndrojnë një hap përpara një figure misterioze që ndjek çdo lëvizje që ato bëjnë...
Bazuar në udhëtimin e parkut të Disneyland, ku një varkë e vogël lumi kalon një grup udhëtarësh nëpër një xhungël të mbushur me kafshë dhe zvarranikë të rrezikshëm, por me një element të mbinatyrshëm.
Dy prindër, që zakonisht thonë “jo”, vendosin t’u thonë “po”, kërkesave më të çmendura të fëmijëve të tyre, por me disa rregulla themelore, në një ditë të mbushur plot argëtim dhe aventura.
Një grup prej dy burrash dhe një grua planifikojnë grabitjen e shekullit para se një sinjal i transmetuar nga qeveria të zhdukë përgjithmonë aktet kriminale.
Historia rrëqethëse e një grupi hebrenj që punuan me Rezistencën Franceze gjatë Luftës së II Botërore kundra nazistëve dhe arritën të shpëtonin me mijëra jetë fëmijësh.
Keni Uells, një zbulues mineralesh, të cilit puna nuk po i ecën shumë mirë, njeh një gjeolog dhe së bashku nisin një rrugëtim për të gjetur ar në një xhungël të paeksploruar të Indonezisë.
Një dekadë pasi mposhti Krakenin e tmerrshëm, Perseu përpiqet të tërhiqet në një jetë të qetë si peshkatar dhe prind i vetëm për djalin e tij të vogël. Megjithatë, një luftë e madhe është shpërthyer midis perëndive, të dobësuar nga mungesa e përkushtimit të njerëzve dhe Titanëve të burgosur prej kohësh, të cilët udhëhiqen nga mizori Kronos. I tradhtuar nga Hadesi, Zeusi kapet rob dhe sillet në botën e nëndheshme dhe Perseu duhet të bëhet përsëri heroi në mënyrë që të gjejë Zeusin dhe t’i japë fund luftës së Titanëve për të sunduar botën.
Xhejson Bourn të vetmen gjë që do, është të zhduket, por gjendet përballë me njerëzit që e krijuan. Pasi ka humbur kujtesën dhe duke u përballur me vrasës të stërvitur, ka vetëm një zgjidhje, të kërkojë dhe të gjejë të shkuarën e tije të mistershme.
"Pika e Thyerjes". Një agjent i ri i FBI-së infiltrohet në një grup të jashtëzakonshëm sportistësh të sporteve ekstreme të dyshuar për organizimin e një vargu të paparë vjedhjesh të sofistikuara.
Karlos negocion me Kadafin. Me sulmin me eksplozivë në trenin ku udhëtonte Kryetari i Bashkisë së Parisit, Karlos kërkon lirimin e kolegëve të tij të arrestuar në Paris. Sulmet vijojnë, këtë herë përpara zyrave të gazetës "Al Vatan al Arabi". Karlos kalon nëpër shumë shtete ku shumica nuk e mirëpresin, përveç Sudanit. Atje spiunohet nga Aliu dhe arrestohet nga autoritetet Franceze.
Kreu i Organizatës, Uadi Hadad, nis një operacion me në krye Karlos, duke marrë peng pjesëmarrësit në konferencën e OPEK. Karlos detyrohet të pranojë ofertën monetare kundrejt lirimit të pengjeve. Uadi e heq nga organizata dhe ai krijon grupin e tij.
Rreth Pjesës së Parë: Pas disa akteve terroriste dhe pasi vret "Andre", famëkeqi Karlos thirret nga Uadi Hadad, i cili në emër të Sadam Husenit, i cakton një detyrë që mund të ndihmojë Sadamin për të arritur qëllimin e tij me ministrat e OPEC-ut.
Oficeri i policisë së Nju Jorkut, Ralf Sarçi investigon një sërë krimesh. Ai bashkon forcat me një prift të pazakontë, i shkolluar për ritet ekzorciste, për të luftuar djajtë të cilët kanë pushtuar njerëzit në qytet.