Ndërkohë që në punë gjërat shkojnë gjithmonë e më keq, jeta e Matit përmbyset kur i vjen në zyrë infermierja e babait të cilin ai ka vite që nuk e takon. Babai i tij, një fotoreporter i famshëm, po përballet me kancerin terminal dhe dëshira e tij e fundit është që Mati ta çojë me makinë nga Nju Jorku në Kanzas për të përpunuar filmat e tij të fundit Kodachrome përpara se të mbyllet laboratori i vetëm që ekziston.
Majkëlli, një psikik, vepron si ndërmjetës midis të gjallëve dhe të vdekurve. Kur papritmas merret peng, ai dinakërisht vendos ta përdorë gjendjen për t’i rregulluar punë vetes.
Një polic i Nju Jorkut rekrutohet për t'u kthyer në vendlindje dhe për t'u infiltruar në bandën e drejtuar nga vëllai i mikut të tij më të mirë.
Kur Dasti mëson se motori i tij është dëmtuar dhe mund të mos garojë më kurrë, bashkohet me një njësi zjarrfikësish pyjorë që të trajnohet si zjarrfikës.
Ai është ylli i shfaqjes - por ai nuk e di. Jeta e Trumanit është e gjitha e sajuar... Vendi ku ai jeton është në fakt një studio e madhe me kamera të fshehura gjithandej, ndërsa të gjithë njerëzit rrotull tij janë aktorë që luajnë rolin e tyre në shfaqjen televizive më të famshme në botë: The Truman Show. Trumani mendon se është një njeri i zakonshëm, me një jetë të zakonshme, derisa një ditë zbulon gjithçka. Si do të reagojë?
Një kimist dhe një ish agjent i FBI-së drejtojnë kundërpërgjigjen ndaj një sulmi të një grupi ish marinsash amerikan të udhëhequr nga një ndër gjeneralët më të mirë, të cilët kërcënojnë qeverinë amerikane me një sulm me gaz sarin ndaj qytetit të San Franciskos.
Historia rrëqethëse e një grupi hebrenj që punuan me Rezistencën Franceze gjatë Luftës së II Botërore kundra nazistëve dhe arritën të shpëtonin me mijëra jetë fëmijësh.
Ekzekutori virtuoz, Xhim Konlon me nofkën “Varrmihës”, në një moment të vështirë për të mbrojtur të birin e tij do të vrasë djalin e shokut të tij të ngushtë dhe njëherazi të bosit të mafies. Sado që Xhimi do përpiqet për ta bindur ta falë dhe ta lejë atë dhe familjen e tij të qetë, mafiozi do t'i shpalli atij menjëherë "luftë" duke dashur të hakmerret kundrejt tij dhe të birit.
Dr. Rajan Stoun është një inxhiniere mjekësore brilante në misionin e saj të parë hapësinor, me austronautin veteran Mat Koualski në komandë të fluturimit të tij të fundit para se të dalë në pension. Por në një shëtitje hapësinore në dukje rutinë, ndodh katastrofa. Anija hapësinore shkatërrohet, duke e lënë Stounin dhe Koualskin plotësisht vetëm, të lidhur me litar pas njëri-tjetrit dhe duke pluskuar në errësirë.
Dy detektive të Bostonit hetojnë për rrëmbimin e një vajze të vogël, i cili i krijon një krizë personale dhe profesionale.
Dy miq punojnë si sherifë në një qytet të vogël që po vuan nga sundimi i një kaubojsi. Atyre do u komplikohet puna nga ardhja e një vejushe të re.
Ky film tregon historine e një shkrimtari të famshëm me plot të fshehta, i gatshëm të sakrifikoje dhe familjen për vëmendjen e të gjithëve.
KUJDES: KY FILM PERMBAN NUDITET DHE SKENA DHUNE! Një burrë i thjeshtë e gjen veten hero pas një sulmi në restorantin e tij. Por akti i tij heroik sjell në qytet jo vetëm gazetarë e kanale televizive, por edhe disa miq nga e kaluara e errët.
Katër herë i nominuari për Oscar Ed Harris, i nominuari për Oscar Saoirse Ronan dhe Colin Farrel luajnë në këtë sagë epike rreth mbijetesës nga regjizori gjashtë herë i nominuar për Oscar Peter Weir. I frymëzuar nga një histori e vërtetë e jashtëzakonshme, The Way Back nis më 1940 kur shtatë të burgosur tentojnë të pamundurën: të arratisen nga një burg i dhunshëm siberian. Kështu nis një udhëtim i pamundur prej 4,500 miljesh drejt lirisë përgjatë terrenit më të pamëshirshëm të botës. Ata kanë pak ushqime dhe pak furnizime. As nuk e njohin e as nuk i besojnë njëri-tjetrit. Por së bashku, duhet t’i rezistojnë natyrës në ekstremitetin e saj. Njerëzia e tyre vihet më tej në provë kur ata takojnë një adoleshente të arratisur e cila iu përgjërohet të bashkohet me ta në udhëtimin e tyre. Një provë e vërtetë e shpirtit njerëzor, kjo aventurë mbërthyese në natyrë është një nga filmat më hipnotikë të Peter Weir.
Bazuar në historinë e vërtetë të Deniëll Lugo një badibilldër në Majemi i cili dëshiron të jetojë ëndrrën amerikane. Ai do të donte që të kishte paratë që njerëzit e tjerë kanë. Pra, bashkë me ndihmën e shokut të tij Dorbal dhe ish-të dënuarit, kristian Pol Dojëll do të organizojnë rrëmbimin e Viktor Kërshau, rrëmbim që përfundon shumë keq. Ç'do të ndodhë më pas?
Pasi pranon një punë sekrete në kriptografi, Xhon Nashi një matematicien brilant por i pashoqërueshëm, jeta e tij do të shndërrohet në një mankth.
Historia e vërtetë e dy snajperave ruse dhe gjermane që luajnë një lojë e maces me miun në betejën e Stalingradit duke u përpjekur për të eleminuar njëri – tjetrin.