Natalie Morgan është një autore dhe prezantuese e një podkasti të njohur, "Holiday Love", i cili ndan historitë e vërteta të romancës për festa me dëgjuesit e saj. Për botën e jashtme dhe dëgjuesit e saj Natalie është një eksperte romance, por ajo kurrë nuk ka përjetuar dashurinë e vërtetë. Ajo shkon në shtëpi për të kaluar Krishtlindjet me familjen e saj dhe për të festuar 50 vjetorin e prindërve të saj, ku papritur fillon të përjetojë dashurinë e saj të festave dhe shkëndijat ndizen me zjarrfikësin lokal, Jack.
Beni dhe Alisa, shokë që prej gjimnazit, duke qenë ende singëll, bien dakord të shoqërojnë njëri-tjetrin në çdo dasmë ku i kanë ftuar. Por, shoqëria e gjatë dhe e fortë do të vihet në provë, pas një nate kur ata i kalojnë kufijtë e shoqërisë...
Pas vitesh duke u përpjekur të bëjnë një fëmijë, një çift i ri fillon të provojë trajtime të ndryshme mjekësore dhe tradicionale, njëri më I ndërlikuar se tjetri, duke shkaktuar probleme në financat, martesën dhe planet e ndryshme që kishin për të ardhmen.