Pas rrëmbimit misterioz të Babagjyshit, shefi i sigurisë së Polit të Veriut duhet të bashkëpunojë me një haker famëkeq, i cili është i përfshirë në mënyrë indirekte në këtë rrëmbim dhe u duhet të kalojnë shumë peripeci e të ngatërrohen në situata qesharake për të shpëtuar Krishtlindjen e krijesat mitologjike.
Herkuli, biri i Zeusit, nuk është as njeri e as zot, dhe kjo shkaktoi vuajtje të mëdha. Duke u përballur me dymbëdhjetë legjendat e mundimeve, ai i ktheu kurrizin perëndive dhe për katërmbëdhjetë vjet ai gjeti vetëm beteja të përgjakshme. Në shoqërinë e pesë personave të ngjashëm, u bë një mercenar në shërbim të kujdo që ishte në nevojë...
Një ekspert sigurimi duhet të futet brenda një qiellgërvishtësish që ka marrë flakë, 225 kate të lartë, për të shpëtuar familjen e tij që është e bllokuar brenda nga kriminelët.
Një vepër e keqe nga ana e një lojtari të ashpër hokeji rezulton në një vendim të pazakontë: Ai duhet të shërbejë një javë si një Zanë dhëmbësh në jetën reale.
Në Kahndakun e lashtë, Teth Adamit iu dhanë fuqi të mbinatyrshme. Pasi i përdori këto fuqi për hakmarrje, ai u burgos. Kanë kaluar afro 5000 vjet dhe Adami është shndërruar në mit, në legjendë. Tani që është i lirë, forma e tij unike e drejtësisë, e lindur nga zemërimi, sfidohet nga heronjtë e ditëve moderne që formojnë Shoqërinë e Drejtësisë...
Djali adolëshent i biznesmenit akuzohet padrejtësisht për trafikim droge. Ndërkohë që djali përballet me një dënim të paktën 10 vjeçar, Xhoni i dëshpëruar vjen në mrrëveshje me prokuroren ambicioze dhe merr përsipër të bëhet spiun për llogari të saj, me qëllim që të ulet dënimi i djalit të tij. Ai futet në rrugët e errëta të mafies duke bashkëpunuar me njërin nga baronët e rrezikshëm, por gjërat do bëhen akoma më të vështira kur...
Kripto Super-Qeni dhe Supermeni janë miqtë më të mirë të pandashëm, që ndajnë të njëjtat superfuqi dhe luftojnë krimin krah për krah në Metropolis. Sidoqoftë, Kripto duhet të zotërojë fuqitë e tij për një mision shpëtimi kur Supermeni rrëmbehet.
Bazuar në udhëtimin e parkut të Disneyland, ku një varkë e vogël lumi kalon një grup udhëtarësh nëpër një xhungël të mbushur me kafshë dhe zvarranikë të rrezikshëm, por me një element të mbinatyrshëm.
Kur një femër misterioze josh Domenikun drejt një bote të krimit e tradhëtisë ndaj njerëzve të tij më të afërt, skuadra do të përballet me sfida që do t’i testojnë ata si kurrë më pare.
Dominik dhe ekuipazhi i tij e gjejnë edhe një herë veten në anën e gabuar të ligjit. Ata përpiqen të kalojnë mes 2 korsive, në mes të një bossi të drogës të pamëshirshëm si dhe një agjenti federal i papërkulur.
Grupi i njohur rikthehet, por loja ka ndryshuar. Në përpjekje për të shpëtuar Spenserin, lojtarët duhet të kalojnë shtigje të panjohura, nga shkretëtirat e thata në malet me dëborë, për t'i shpëtuar lojës më të rrezikshme në botë.
Xhek, shofer taksie, e gjen veten duke ndihmuar dy alienë në formën e fëmijëve të cilët po përpiqen të shpëtojnë Tokën dhe veten nga Sifon,
një vrasës e rrezikshëm nga hapësira...
Kur identitetet e agjentëve të fshehtë nga "Control" vihen në rrezik, Shefi promovon analistin e pafat, por të zellshëm, Maxwell Smart dhe e bashkon në skuadër me agjentin 99, elegant dhe të aftë, të vetmin spiun të pazbuluar. A mund të punojnë ata së bashku për të penguar planet dashakeqe të KAOS-it?
Një ish-ushtar i SH.B.A-ve rikthehet në qytetin e tij të cilin e gjen të tejmbushur me krim dhe korrupsion, dhe për këtë detyrohet të pastrojë shtëpinë e tij.
Kur tre kafshë të ndryshme infektohen me një patogjen të rrezikshëm, një primatolog dhe një gjenetist bashkohen që t'i ndalojnë të shkatërrojnë qytetin e Çikagos.
Pas hekurave të brugut, një njeri ka planifikuar vetëm një gjë... të hakmerret për vrasjen e vëllait të tij. Tani i lirë dhe vetëm me një qëllim në jetë, ai po eliminon një nga një të gjithë fajtorët. Por sa më shumë i afrohet fundit të “listës”, aq më në rrezik vihet jeta e tij dhe pas i janë vënë, një polic në prag të pensionit dhe një vrasës me pagesë shumë i zoti.