Policët e një qyteze të vogël mendojnë se një ish marins është shënjestër e lehtë kur i sekuestrojnë kursimet e tij. Ata nuk e kanë idenë se çfarë është në gjendje të bëjë ai për të arritur drejtësinë që meriton.
Një rekrut i ri në një agjenci misterioze vrasësish e gjen veten në situatë të vështirë në misionin e parë, kur duhet të gjurmojë një grup të rrezikshëm trafikantësh të qenieve njerëzore.
Një ish-operative e KGB-së e kthyer në shefe kuzhine përdor aftësitë e saj vdekjeprurëse për të shpëtuar restorantin nga një sindikatë kriminale lokale, që synon të marrë paratë që i ka borxh bashkëshorti i saj.
Të detyruar nga konfiskimi i pashmangshëm i lokalit të mikut të tyre,
dy shokë të përjetshëm do të vendosin të grabisin makinën e blinduar të një banke,
duke mos ditur që ngarkesa e saj nuk ka para, por një drogë e re në rrugë.
Pasi vret aksidentalisht, hajdutin e pa armatosur që gjeti në mesnatë, në shtëpinë e tij, Riçard Dejn bëhet shënjestra e babait të nevrikosur të hajdutit. Duke u përpjekur të mbrojë familjen e tij, Riçard kërkon ndihmën e sherifit të qytetit, manovrat e fshehta të së cilit, bëhen shkak që Riç të zbulojë se është i përfshirë në diçka shumë më të madhe se kjo, aq më tepër kur vërteton se hajduti që kishte vrarë, nuk ishte ai që të gjithë kishin menduar se ishte.