Pas humbjes së një çmimi të shumëpritur, Nik Kazino vendos të largohet drejt një vendi krejt të huaj. Por atje është duke pritur një tjetër sfidë që do ta bëjë atë të njohë veten dhe karrierën.
Në 1989, anija Rose Noelle, niset nga Picton i Zelandës së Re për në Tonga me katër njerëz në bord. Pasi një dallgë e frikshme e përmbys anijen, ata enden për 119 ditë në det të hapur, në mëshirë të fatit.
Një shkencëtar zbulon trupat e ngrirë të tre rusëve të modifikuar gjenetikisht të varrosur në Veriun kanadez. Menjëherë sapo i shkrin, ai kupton se ka lëshuar një kërcënim vdekjeprurës për shoqërinë perëndimore dhe ai duhet t’i ndalojë me çdo kusht.
Ish-udhëheqësi SWAT Dejvid Hendriks dhe ylli i filmave Brodi Uolker e gjejnë veten nën sulmin e një ekipi mercenarësh në një ndërtesë të tranjimit të policisë.