Me vjedhjen e një teknologjie top sekrete, terroristët kanë krijuar një ushtar Universal të gjeneratës tjetër, një makineri vrasëse e programueshme. Ata duan që të përdorin reaktorin bërthamor të Çernobilit për të përhapur një re radio-aktive vdekjeprurëse. I vetmi që mund t'i ndalojë është Luks Deveroks, një ish ushtar Universal i tërhequr nga forcat prej vitesh...
Ushtari Luk Deveroks dhe rreshteri i tij i keq Andrju Skot, mbetën të vrarë në Vietnam. Ushtria i përdor trupat e tyre për një projekt sekret duke ringjallur ushtarët e vdekur në sajborgë të bindshëm. Por kujtimet e tyre u kthehen...
Agjenti Zak infiltrohet si një mësues kopshti në një akademi prestigjioze për të kapur një mafioz shqiptar. Në fillim ai e ka të vështirë që të miqësohet me fëmijët, por më vonë arrin të krijojë një lidhje të fortë me ta. Me anë të fëmijëve ai kupton misterin e çështjes dhe e zgjidh atë.
Një ish agjent, Xhek Ston, humb gruan e tij në mënyrë të padrejtë në luftë me mafien ruse.
Pas shpinës së tij organizohej një korrupsion i madh, duke përfshirë qytetarë, oficerë edhe njerëz me pushtet.
Nga ai moment merr në dorë rrjedhën e ngjarjeve dhe vendos t'i bëjë nje vizitë në burg shkaktarit të vdekjes së gruas së tij.
Aksion, luftë, e intrigë. Sidomos kur në të përfshihet edhe një reportere që zbulon gjithçka.
Brajan Barns zgjohet në një shkretëtirë i plagosur dhe nuk mban mend asgjë për veten, i rrethuar nga tetë trupa të vdekur, një fugon me katër milion dollarë dhe një tjetër plot me kokainë...
Pas një shpërthimi viral vdekjeprurës, ushtari i ushtrisë private, Maks Getling, drejton një grusht të mbijetuarish dhe një bandë rrobotësh fundërrima kundër një ushtrie të infektuarish.