Një i ri anonim nis një fushatë hakmarrjeje kundër liderëve të korruptuar që vranë nënën e tij dhe vazhdojnë të viktimizojnë sistematikisht të varfërit dhe të pafuqishmit.
Henry Sugar, një burrë i pasur, vendos të marrë përsipër një sfidë të jashtëzakonshme - ai dëshiron të zotërojë një aftësi të jashtëzakonshme në mënyrë që të mashtrojë në lojërat e fatit.
Nipi trim i mbretit Artur vendos të përballet me Kalorësin e Gjelbër, një gjigant misterioz që shfaqet në Kamelot. Duke rrezikuar jetën e tij, ai fillon një aventurë epike për të treguar veten para familjes dhe gjykatës.
Filmi tregon historinë e vërtetë të sulmit terrorist të hotelit Taxh në Mumbai. Stafi i hoteli rrezikon jetën për t'i mbajtur të gjithë të sigurt teksa njerëzit bëjnë sakrifica të paimagjinueshme për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre.
Një adoleshent i cili u rrit në lagjet e varfëra të Mumbait, bëhet protagonist në emisionin ”Kush do të bëhet një milioner?” në versionin indian. Ai është arrestuar nën dyshimin e mashtrimit, dhe ndërsa merret në pyetje, ngjarje nga historia e jetës së tij shfaqen, kjo është dhe arsyeja pse ai i di përgjigjet.
Filmi tregon historinë e jashtëzakonshme të një 5 vjeçari, Sarusë, që përfundon gabimisht në një tren dhe humbet në Kalkutë. Jeta e tij ndryshon tërësisht kur ai adoptohet nga një familje australiane, por gjithmonë vazhdon të mendojë për mamanë, vëllain e motrën e tij në Indi. Shumë vite më vonë, tanimë i rritur, nxitet nga miqtë dhe e dashura që të kërkojë familjen e tij duke përdorur programin Gugëll Ërth. Një histori e vërtetë që të emocionon, një udhëtim në kërkim të përgjigjeve që e kanë ndjekur për 25 vjet.
Çfarë duhet që të provosh të pamundurën? Bazuar në një histori të vërtetë. Historia e jetës dhe karrierës akademike të pionierit e matematicienit indian, Srinivasa Ramanuxhan. Një djalosh 25 vjeçar që ndërmerr një rrugë të gjatë për t'i dhënë kuptim gjithë njohurive të tij. Një rrugëtim i gjatë e i vështirë, Ramanuxhan mbështetet nga miku i tij, z.Hardi, i cili i qëndron pranë tij deri në fund në gjithë punën kërkimore.
Pasi rrëmbehet nga kriminelët, Çapi bëhet djali i adoptuar në një familje të çuditshme dhe të çrregullt. Çapi ka dhunti dhe është një robot unik, "një ogur".