Vite pasi dëshmoi vdekjen e heroit të nderuar Maksimus nga duart e dajës së tij, Luciusi detyrohet të hyjë në Koloseum pasi vendi i tij pushtohet nga perandorët tiranë që tani udhëheqin Romën me një grusht të hekurt. Me zemërimin në zemër dhe të ardhmen e Perandorisë në rrezik, Luciusi duhet të gjejë forcë për t'i kthyer lavdinë Romës.
Robert McCall e gjen veten si në shtëpi në Italinë e Jugut, por zbulon se miqtë e tij janë nën kontrollin e bosëve të krimit vendas. Ndërsa ngjarjet bëhen vdekjeprurëse, McCall e di se çfarë duhet të bëjë: të bëhet mbrojtësi i miqve të tij duke marrë përsipër mafian.
Kur një burrë me HIV pushohet nga puna nga zyra e tij ligjore për shkak të gjendjes së tij, ai punëson një avokat homofobik me kohë të shkurtër si të vetmin avokat të gatshëm për një padi për shkarkim të gabuar.
Në këtë film tregohet historia e vërtetë e Herman Bun, një afro-Amerikan i cili është emëruar si trajner i ri në skuadrën e një shkolle të mesme. Skuadra luan për herë të parë si një skuadër e integruar racore.
Një lord skocez bindet nga një treshe shtrigash se do të bëhet Mbreti i ardhshëm i Skocisë dhe gruaja e tij ambicioze e mbështet atë në planet e tij për të kapur pushtetin.
Një ish komando që është shtirur si i vdekur për të kaluar një jetë të qetë në Boston lë mënjanë qetësinë për të shpëtuar një vajzë të re dhe e gjen veten përballë gangsterëve rusë.
Filmi "Ai ka talent". Përshkrimi: I ati i një basketbollisti duhet të përpiqet ta bindë të birin, që të shkojë në një kolegj në mënyrë që të marrë një dënim më të shkurtër.
Në Meksikë, një ish-vrasës betohet për hakmarrje ndaj atyre që i kryen një akt shumë të keq familjes për të cilën ishte punësuar për ta mbrojtur.
Dy policë, Deke Deacon (Denzel Washington) dhe Jim Baxter (Rami Malek), gjurmojnë një vrasës serial që ka trembur gjithë qytetin.
Një agjent i FBI-së garon kundër kohës për të ndaluar një grup terrorist përgjegjës për një seri bombardimesh në Nju Jork.
Një afro-amerikan përpiqet të rrisë familjen e tij në SHBA-në e viteve 1950 teksa zgjidh problemet që i dalin para.
Gjatë 12 muajve të fundit, agjenti i DEA-s Bobby Trench (Denzel Washington) dhe oficeri i Inteligjencës së marinës amerikane, Marcus Stigman (Mark Wahlberg) kanë punuar krah për krah. Gjatë kohës që punonin si anëtarë të një bande të trafikantëve të drogës, ata mësojnë sekretin e aleancës së tyre të lëkundur. Kur tentojnë për t'u futur në një rrjet meksikan të drogës që kërkon miliona dollarë të shkojnë në tym, Trench dhe Stigman mohohen menjëherë nga eprorët e tyre. Tani të gjithë i duan në burg ose të vdekur....
Denzel Washington luan rolin e një piloti që arrin të ulë një avion që pëson papritmas një defekt serioz, duke shpëtuar kështu jetën e pasagjerëve nga vdekja e sigurt. Bota e konsideron protagonistin hero, por ai lufton për t'u mësuar me famën e papritur dhe të miqësohet me fantazmat e së kaluarës që e pushtojnë. Kur pas disa hetimesh nga kompania ku ai punon, lindin disa të dhëna shumë shqetësuese në lidhje me sjelljen e tij gjatë mbrëmjes para fluturimit, lindin shumë pyetje në lidhje me atë çka ndodhi në atë fluturim dhe kush është përgjegjës si përfundim. Mos ndoshta ai që sillet si hero nuk është ai që duket? Një aventurë dramatike me performanca të fuqishme, shumë suspans dhe shumë të papritura deri në skenën e fundit, që pritet t'i lërë me gojë hapur shikuesit.
Një tren mallrash gjysmë milje i gjatë pa ekuipazh po i afrohet një qyteti në mënyrë të rrezikshme për shkak të një defekti. Një inxhinier veteran dhe një makinist i ri pa përvojë, duhet të luftojnë me kohën për të ndaluar një katastrofë.
Homicide detective John Hobbes witnesses the execution of serial killer Edgar Reese. Soon after the execution the killings start again, and they are very similar to Reese's style.
Training Day (Dita e provës) : Në ditën e parë të punës si oficer i antidrogës në Los Anxheles, një polic i ri duhet të trajnohet në terren me një detektiv i cili s’është ai që duket.
Robert Mekolli i shërben drejtësisë pa iu trembur syri, por si do të reagojë ai kur vritet një njeri i dashur për të? A do të arrijë të barazojë drejtësinë dhe hakmarrjen?
Xhoni, babai i një djali të cilit nuk i mjafton siguracioni i shëndetit për të kryer një transplant në zemër, detyrohet të mbajë peng stafin e spitalit derisa doktorët të kryejnë operacionin.
Roman J. Izrael është një avokat idealist që e gjen veten në disa seri eventesh të zhurmshme të cilat e çojnë në kriza dhe veprime ekstreme.
Shtatë pushkatarë të zotë në perëndimin e vjetër, mblidhen bashkë për të ndihmuar një fshat të vogël nga disa hajdutë mizorë.
Historia e vërtetë e Rubin 'Uragani' Carter, një boksier i burgosur padrejtësisht për një vrasje që nuk e ka kryer, dhe ndihma e jashtëzakonshme e njerëzve që e mbështetën për të vërtetuar pafajsinë e tij.
Një dramë e bazuar në historinë e vërtetë të Melvin B. Tolson, një profesor i kolegjit Uajli të Teksasit. Në vitin 1935, ai inspiroi studentët të formonin ekipin e parë të debatit në shkollë, i cili arriti të sfidonte Harvardin në një kampionat kombëtar.
AMERIKAN GANGSTER bazohet në një histori të vërtetë të viteve 70-të. Frenk Lukas është zezaku i parë që organizon një trafikim droge aq të përkryer sa që do ta kishin zili dhe familjet e mëdha të mafies në Nju Jork. Denzel Uashington në rolin e Frenk Lukas dhe Rasëll Krou në rolin e një agjenti të policisë që nuk do t’i ndahet Frenkut deri në fund. Një nga filmat më të mirë të vitit.
Pasi një anije bombardohet në Nju Orlins, një agjent duhet ta gjejë fajtorin me anë të një teknologjie të re gjurmuese, por i hyn në zemër një prej viktimave...