Një i liruar me kusht pranon ndihmën e një magjistareje meksikane për të ringjallur grupin e tij të vjetër, në mënyrë që ata ta ndihmojnë të shpëtojë fermën e një gruaje nga një bos i pamëshirshëm droge.
Piçiu dhe Bila shfrytëzojnë një mundësi të papritur nga një klient rumun dhe shpërngulen në Los Anxheles. Por shumë shpejt kuptojnë se padashur kanë rënë në botën e mafies së zhvatjeve të kartave të kreditit.
Gjatë Luftës së Tretë Botërore, qeveria amerikane nisi një projekt sekret për të krijuar ushtarë të fortë duke shartuar njerëzit me derrat. 25 vjet më vonë, kjo specie e re e quajtur Turiri, i rrit dhe i ha njerëzit si kafshët. Rob Xhastisi, i cili punon për një grup rezistence njerëzish, ë shansi i fundit për të zbuluar se si Turinjtë morën fuqi dhe për t'i dhënë fund atyre.
Dy gra të vendosura luftojnë për t'i shpëtuar marrëdhënies së tyre abuzive me një detektiv të korruptuar, i vendosur për të lëvizur vajzat e trafikuara seksualisht përtej kufirit meksikan.
Kur një ushtar i dalë në pension vritet nga një bandë droge në Londër, katër shokë të tij veteranë planifikojnë hakmarrje për të duke vendosur drejtësi në rrugët e Londrës.
Një familje dhe një bandë e trafikantëve të drogës komandojnë në një qytet në shkretëtirë. Por kur një ish-ushtar elite i cili ndihet fajtor për vdekjen e një miku dhe që dëshiron të ndihmojë gruan e ve arrin atje, shkakton një grindje mes dy bandave.
Situata i del jashtë kontrollit edhe pse gangsteri amerikan Erik Vaskez thur plane për t'u bërë lideri i botës meksikane të krimit, sepse ndërkohë aleatët e tij të fuqishëm i bëhen armiq...
Polici i burgosur Karl Liukas, i njohur si Frankenshtain, është një shofer i famshëm në një garë makinash me emrin Gara e Vdekjes, e cila zhvillohet në oborrin e një burgu dhe transmetohet nga televizioni. Vetëm një fitore tjetër mungon që ai bashkë me skuadrën e tij të fitojnë lirinë nga burgu. Por kompania e Garës së Vdekjes ndërron duar, dhe shefi i ri i lojës ka në mendje ndryshime të mëdha që do të ndikojnë tek Liukas dhe skuadra e tij... Gjithçka do të zhvillohet në Afrikën e Jugut gjatë garës së parë jashtë burgut të Ishullit Internacional....
Një veteran i luftës Amriko-Vietnameze i cili bëhet një hero lokal pasi ka shpëtuar një njeri nga krimineltët në një autobus të qytetit të tij vendos për të ndërmarrë veprime të jashtligjshme kur shoku i tij më i mirë është vrarë dhe policia tregojnë pak interes në zgjidhjen e çeshtjes...
Gerrero kthehet përsëri nga të vdekurit për mos të lejuar që një relikë e vjedhur të përfundoj në duart e një bande, e cila mund të sjellë ferrin mbi tokë.
Z. Aleksandër dëshiron të tërhiqet nga jeta e krimit me të cilën kishte ndërtuar perandorinë e tij, por një lojtar i ri hyn në skenë i cili kërkon të marrë perandorinë e tij, duke detyruar Z. Aleksander që t’i rikthehet zakonit të vjetër dhe t’i japi atij një mësim.
Pas X-Korp, një tjetër prodhues armatimesh, merret nën kontroll nga një virus Sajber,
dhe një grup të mbijetuarish luftojnë për të mbrojtur e shpëtuar racën
njerëzore nga zhdukja e nga kontrolli total i Sajborgëve.
Kallan rikthehet në skenë me skuadrën e tij për të penguar kthimin e të keqit Gunar (Vinnie Jones); rruga e tij kryqëzohet përsëri me Frenk Nitin, detektiv i Los Anxhelesit.
Kur Xhimi mori urdhër për të vjedhur një makinë, nuk e dinte aspak që do të përfshihej në botën e rrezikshme të kriminelëve më të fuqishëm. Që nga ai moment, nis një garë me kohën për të shpëtuar jetën e tij dhe të një vajze të vogël . Ai duhet të marrë disa vendime, që jo vetëm ndikojnë jetën e tij por edhe të njerëzve të tjerë.
Brajan Barns zgjohet në një shkretëtirë i plagosur dhe nuk mban mend asgjë për veten, i rrethuar nga tetë trupa të vdekur, një fugon me katër milion dollarë dhe një tjetër plot me kokainë...