Eriku dhe Shelli, dy shpirtra binjakë, vriten brutalisht nga demonët e së kaluarës së errët të Shellit. Duke pasur mundësinë për të shpëtuar të dashurën e tij duke sakrifikuar veten, Eriku kthehet për të kërkuar hakmarrje kundër vrasësve, duke përshkuar botën e të gjallëve dhe atë të të vdekurve...
Pas vetëvrasjes së supozuar të vëllait të saj prift, Grejs udhëton në manastirin e largët skocez ku i vëllai ra për vdekje. Duke mos i besuar rrëfimit të kishës, ajo zbulon vrasje, sakrilegje dhe një të vërtetë shqetësuese për veten e saj.
Në Barrou të Alaskës, dielli nuk del për 30 ditë të tëra në stinën e dimrit. Kur qyteti ul qepenat, shumica e njerëzve që vendosën të qëndrojnë, vriten në mënyrë misterioze brenda pak kohe. Gjahtarë të panjohur presin çdo mënyrë komunikimi dhe dalje nga qyteti. Në tmerrin që vazhdon, një skuadër me njerëzit e mbijetuar, të drejtuar nga një çift i ri që janë dhe sherifat e qytetit, do të mundohen të qëndrojnë gjallë deri sa drita e diellit të kthehet.
Agjenti i Shërbimeve Sekrete Mike Banning kërkohet për vrasjen e mbetur në tentativë të Presidentit dhe i duhet t'i shmanget FBI-së, teksa përpiqet të zbulojë kërcënimin e vërtetë.
Në Los Anxhelosin e sotshëm, dy të rinj duke lundruar në rrjete sociale, njihen me njëri-tjetrin dhe krijojnë një lidhje e cila arrin ashtu si kufijtë emocionalë edhe ato fizik.
Filmi tregon historinë e së kaluarës epike, të dhunshme dhe romantike të Ulverinit, marrëdhënien e tij komplekse me Viktor Krid ose Dhëmbë-Kordha dhe programin kërcënues së armëve X. Gjatë rrugës, Ullverini përballet me shumë mutantë, të njohur dhe të rinj, duke përfshirë edhe Dedpullin, Gambitin, Xhon Fantazmën dhe Kolonelin Uilliam Strajker.
Ndërsa detektivi Tomas Kreivën heton vdekjen e vajzës së tij aktiviste, ai nuk zbulon vetëm jetës sekrete të saj, por edhe një mbulim korporate dhe një marrëveshje të fshehtë qeveritare që punëson një agjent me detyrën e fshirjes së provave...
Një drame e pasqyruar në piktoren e famshme Margareta Kin, sukseset e të ciles kishin filluar rreth viteve 1950 dhe gjate këtyre viteve ajo pati vështirësi me burrin e saj, i cili u mundua t'ia marr vlerat duke shfrytëzuar atë afër 10 vite.