Largimi nga shtëpia për një fundjavë i familjes Keenan kthehet vërtetë në pushime "për të vdekur", pasi katër vrasës të çmendur që luajnë një lojë sadiste mbyllin hotelin e tyre dhe garojnë për vrasjet më kreative mes gjithë mysafirëve.
Pas një grabitjeje të dështuar, dy burra strehohen në një strukturë shkencore, shumë larg zonave të banuara, duke zgjuar pa dashje një përbindësh brenda saj.
Një skuadër kërkim-shpëtimi shkojnë drejt një moçali me fantazma dhe shpirtra për të marrë copëza dhe Maribeth mëson sekretin për t’i dhënë fund mallkimit të Viktor Kraulit që ka terrorizuar Moçalin e Ishullit Hoeny Island Swamp për dekada të tëra.
Një grup miqsh bëjnë një vizitë natën vonë në morgun e qytetit për t’i bërë një surprizë Emit për ditëlindjen e saj. Por surpriza e vërtetë vjen kur kufoma me një sy e psikopatit brutal Xhejkob Gudnajt ngrihet papritur nga krevati i ftohtë i bodrumit të morgut. Festa e tyre e çmendur kthehet në një kërdi tmerruese ndërsa vrasësi sadist vazhdon tërbimin e tij me çengela, bisturi dhe sharra elektrike.