Filmi më i fundit i Monsterverse! Dy titanë të lashtë, Godzilla dhe Kong, përplasen në një betejë epike ndërsa njerëzit zbulojnë origjinën e tyre të ndërthurur dhe lidhjen me misteret e Skull Island.
Pasi një grup kriminelësh, rrëmbejnë vajzën balerinë të një figure të fuqishme të botës së krimit, ata tërhiqen në një rezidencë të izoluar, të pavetëdijshëm se janë mbyllur brenda me një vajzë aspak normale.
Një medium spiritualist mban një seance për një shkrimtar që vuan nga bllokimi, por aksidentalisht thërret shpirtin e gruas së tij të parë të ndjerë e cila çon në një trekëndësh dashurie gjithnjë e më kompleks me gruan e tij aktuale prej pesë vjetësh.
Një profesoreshë arkeologjie nënshkruan një kontratë për të jetuar tri javë me një njeri robot, për hir të një studimi shkencor. Ajo është e vendosur të ketë një sjellje formale ndaj robotit partner, por gjithçka ndryshon totalisht pasi fillon të jetojë me të.
Prej shumë vitesh, njerëzit jetojnë në një luftë të hapur me përbindëshat e detit. Breza të tërë luftëtarësh rriten dhe vdesin si heronj në këtë luftë. Por, ka diçka që as ata dhe as admiruesit e tyre nuk e dinë... Do të duhet që rruga e një gjahtari legjendar të kryqëzohet me atë të një jetimeje të vogël, që të dalë në pah e vërteta.
Dy këngëtarë të një qyteti të vogël të Islandës janë në ndjekje të ëndrrës së tyre për të qenë pjesë e Eurovizionit. Gjatë rrugëtimit, plot sfida, ngatërresa dhe keqkuptime vendosin në provë lidhjen mes tyre.
"Leja": Një mik i sugjeron një gruaje në prag propozimi për martesë se duhet të
njohë meshkuj të tjerë para se të kalojë gjithë jetën e saj me të dashurin që ka...
Një ushtar prezantohet në familjen Piterson, si një shok i djalit të tyre i cili vdiq në detyrë. Pasi është i pritur në shtëpinë e tyre si një mysafir, dalë-ngadalë fillon të zbulohet se ai është si një makineri vrasëse.
Adoptimi i përrallës "E bukura dhe bisha", që flet një vajzë të bukur dhe një princ egoist, i cili ishte shndërruar në një bishë të tmerrshme, si rezultat i një magjie. Ata ranë në dashuri dhe magjia u prish.