Filmi "Premtimi", tregon për ditët e fundit të Perandorisë Osmane, ku ndjek trekëndëshin e dashurisë ndërmjet Mikaelit, studentit të shkëlqyer të mjekësisë, Anës, vajzës së bukur dhe të sofistikuar dhe Krisit, gazetarit të njohur amerikan që jeton në Paris...
Një histori e vërtetë mbijetese... e deklasifikuar. Lufta epike e një piloti amerikan për mbijetesë pasi u rrëzua në një mision mbi Laos gjatë Luftës së Vietnamit.
Një detektiv i lodhur nga bota punësohet për të hetuar vrasjen e një kadeti të West Point. I penguar nga kodi i heshtjes së kadetëve, për zbardhjen e çështjes bashkëpunon me një prej tyre që do ta njihnin si Edgar Allan Poe.
Filmi tregon për një të ardhme shtypëse, ku një njeri i ngarkuar me zbatimin e ligjit ngrihet për të rrëzuar sistemin dhe shtetin, sepse të gjitha format e ndjenjës janë të paligjshme.
U VENDOS VERSIONI FULLHD! Në vitin 1966 projektuesi amerikan i automjeteve, Carroll Shelby dhe shoferi, Ken Miles përballen me korporatat, me ligjet e fizikës dhe me djajtë e tyre të brendshëm për të ndërtuar një makinë revolucionare garash për Fordin dhe për të sfiduar Ferrarin në Le Mans.
Një shef ekzekutiv pasanik i investimeve bankare të Nju Jorkut, Patrik Beitmen, e fsheh egon e tij psikopatike nga kolegët dhe miqtë ndërkohë që zhytet akoma më shumë në fantazitë e dhunshme dhe hedoniste.
Historia e Dick Cheney, një burokrat i Uashingtonit, i cili në heshtje mori një fuqi të jashtëzakonshme si zëvendës president i George W. Bush, duke riorganizuar vendin dhe globin me pasoja që ende i ndjejmë edhe sot...
Udhëheqësi sfidues Moisiu ngrihet kundër Faraonit egjiptian Ramses, duke vendosur 600.000 skllevër në një udhëtim monumental të ikjes nga Egjipti për t'i dhënë fund ciklit të tmerrshëm të vuajtjeve dhe mjerimit të tyre.
Një fermer i thjeshtë pranon të shoqerojë një të jashtligjshëm e të rrezikshem në trenin për në Juma, ku ai do të gjykohet për të gjitha krimet e kryera, por kjo gjë nuk do të jetë aq e thjeshtë sa dukej.
Machinist është tregimi i Trevor Reznik, një operator torno që po vdes nga pagjumësia. Në një dyqan makine, rreziqet profesionale janë mjaft të këqija në rrethana normale, por për Trevor rreziqet janë të përbërë nga lodhja. Trevor ka humbur aftësinë për të fjetur. Kjo nuk është pagjumësi e zakonshme...
Në vitin 1892, një kapiten legjendar i ushtrisë amerikane, pranon të shoqërojë një shef të indigjenëve dhe
familjen e tij në shtëpi, nëpërmjet një territori të rrezikshëm.
Filmi është një vështrim në vitet e fillimit të karrierës së boksierit "Irlandez" Miki Uordi dhe të vëllait të tij, i cili e ndihmoi të stërvitej para se të bëhej profesionist në mesin e viteve '80.
Në BATMAN BEGINS, regjisori i shumë duartrokitur, Christopher Nolan, eksploron origjinën e KALORËSIT të ZI legjendar. Me kujtimin e vrasjes të prindërve të tij, trashëgimtari i zhgënjyer Brus Uejn udhëton nëpër botë duke kërkuar mënyrat për të luftuar padrejtësinë dhe ta kthejë frikën kundër atyre që e përhapin. Me ndihmën e shërbëtorit të tij të besuar, Alfred, dedektivit Xhim Gordon dhe aleatit të tij Lusius Foks, Uejni kthehet në qytetin Gotham dhe lë të lirë unin e tij të dytë: BATMAN, një ndëshkues të maskuar i cili përdor forcën, intelektin dhe një koleksion të madh armësh të teknologjisë së lartë për të luftuar forcat e këqija që kërcënojnë qytetin.
“Kalorësi i Zi” Me ndihmën e togerit Xhim Gordon dhe Avokatit të Qarkut Harvi Dent, Batman-i i vihet pas krimit të organizuar në qytetin Gotham për ta shkatërruar një herë e mirë. Treshja rezulton e suksesshme, por shumë shpejt e gjejnë veten pre të një krimineli gjeni të njohur si Xhokeri, i cili e zhyt Gothamin në anarki dhe e detyron Kalorësin e Zi të kalojë cakun.
Një perëndimor gjen strehim me një grup femrash në një kishë gjatë përdhunimit të Nankingut nga japonezët në 1937. Duke aktruar si prift, ai tenton t'i sigurojë femrat.
Katër ekspertë të botës së financës parashikojnë krizën financiare të kredive dhe të banesave në mes të viteve 2000 dhe vendosin ti shpallin luftë bankave të mëdha për lakminë dhe mungesën e largpamësisë.
Rik, një skenarist në LA, është në kërkim të diçkaje tjetër, diçkaje përtej jetës, por nuk po gjen mënyrën si. Vetëm femrat dukej se dinin më shumë se ai dhe asgjë nuk e kënaqte, as festat, as luksi as karriera por vetëm ato. Dhe çdo femër i shërbente si udhërrëfyese.
Detektivi i policisë së Nju Jorkut Xhon Shaft merr një mision personal që djali i një pasaniku të pronave të patundshme të shkojë para drejtësisë pasi kryen një vrasje për motive racore.