Film i bazuar në histori të vërtet. Ndjek historinë e shitësit të këpucëve Sani Vakaro dhe mënyrën se si ai udhëhoqi Nike në ndjekjen e atletit më të madh në historinë e basketbollit, Majkëll Xhordan.
Kundër këshillave mjekësore dhe pa dijeninë e bashkëshortit të saj, dashamirësja Dolores Solatano e nxjerr djalin e saj të rritur, Pat Solatano i Riu, nga një institucion i shëndetit mendor në Meriland pas kufizimit të tij tetë-mujor të urdhëruar nga gjykata. Kushti i lirimit është që Pati të shpërngulet në shtëpinë e prindërve të tij në Filadelfia. Edhe pse shtrimi i Patit në çmendinë ishte për shkak se rrahu dashnorin e gruas së tij Nikit, ai u diagnostikua me çrregullim bipolar. Që atëherë, Niki e ka lënë dhe ka nxjerr një urdhër kufizimi ndaj tij.
Pasi vajza e konsullit kinez rrëmbehet nga kriminelët e FBI-së, një detektiv kinez i përkushtuar pas punës së tij dhe një polic zezak thashethemexhi, merren me ketë çështje për të gjetur vajzën e rrëmbyer e cila ishte e preferuara e detektivit kinez.
(E Premte): Dy shokë, Smoki dhe Kreg pijnë të gjithë barin e një furnizuesi droge dhe përpiqen të gjejnë 200 dollarët që i kanë borxh furnizuesit deri në orën 10 të asaj nate. Gjatë kësaj kohe ata pinë bar, tallen dhe njëkohësisht rrezikohen të vriten.