Pas gjashtë muajsh në një mision kërkimor të vetmuar në skajet e sistemit diellor, një astronaut kupton se martesa që la pas mund të ketë mbaruar kur të kthehet në Tokë. I dëshpëruar për të rregulluar gjërat me gruan e tij, atë e ndihmon një krijesë misterioze e fshehur brenda anijes së tij.
Reporteret e New York Times Megan Toui dhe Xhodi Kantor hetojnë disa histori të rëndësishme të një gjenerate të tërë- histori të cilat ndezin një lëvizje dhe shkatërrojnë dekada heshtje kundrejt temës së abuzimit seksual në Hollivud.
Brenda Luin Dejvis ndjek një javë në jetën e një këngëtari të ri popullor teksa ai navigon në skenën e muzikës të fshatit Grinuiç në vitit 1961. Me kitarën në krah, i përballur me dimrin e ashpër të Nju Jorkut, ai po mundohet t’ia dalë si muzikant pavarësisht pengesave, shpesh të shkaktuara nga vetë ai.
Kur babai i 14-vjeçarit, Xho Brinson, pushohet nga puna, ai merr vendimin e papritur që të shkoj të luftoj zjarret e egër. Ky vendim i bashkëshortit, bën që mamaja të filloj të dyshoj dhe të shfaq pakënaqësi në jetën e saj, duke e ngecur Xho-në mes dy prindërve problematik që nuk dinë se çfarë duan nga jeta e tyre.
"Dy burra kthehen në shtëpi pas Luftës së Dytë Botërore për të punuar
në një fermë në zonën rurale të Misisipit,
ku u duhet të përballen me racizmin
dhe të përshtaten me jetën pas luftës."
Ndërkohë që ekonomia botërore po përballet me një krizë, një i biznesmen i ri i Wall Street bashkohet me Gorgon Gekko për dy arsye: që të paralajmërojë botën e ekonomisë për fundin që po vjen dhe që të gjejë kush është përgjegjës për vdekjen e këshilltarit.
Ky film është bazuar në novelën me të njëjtin titull, shkruar nga F.Scott Fitzgerald. Tregohet dëshira e etje për famë e pushtet si dhe emocionet e forta te dashurisë së parë
Nick Carraway, një djalosh nga Minnesota, shpërngulet në New York për të mësuar më tepër rreth botes së biznesit. Kështu ai merr një shtepi me qira dhe papritur njihet me fqinjin e tij Jay Gatsby, i cili organizon shpesh festa me njerëz ekstravagant e të kamur.
Në Anglinë e periudhës Viktoriane, e pavarura dhe kokëforta znj. Everdin, arrin të tërheqë tre kandidatë shumë të ndryshëm nga njëri - tjetri: Gabriel Oak, një çoban; Frank Troi-n, një rreshter i pamatur; dhe Uilliam Bolldud, një beqar i suksesshëm dhe i pjekur.
Në qytetin e Nju Jorkut, Brandoni bën një jetë private duke kënaqur varsinë e tij ndaj seksit. Gjithçka do të ndyshojë kur motra e tij Sissy e viziton pa e njoftuar.