Një kultivues bananesh jeton i lumtur me familjen e tij në një fshat të vogël, por detyrohet të shkojë në qytet për herë të parë për të kërkuar ndihmë kur një mafioz lokal përpiqet të vendoset në pronën e tij dhe të marrë fermën e tij të bananeve.
Në një ishull të vogë në Oqeanin Paqësor, Alan dhe Çarli përpiqen të gjejnë një thesar lufte të lënë pas nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një muzikant xhazi dhe një stantmen janë sozi identike të dy kushërinjve milionerë. Ata pranojnë t'i zëvendësojnë për një javë në këmbim të një shume të majme.
Bambino (Vogëlushi) përpiqet t'i mësojë zantin vëllait të tij, Triniti, por përfundojnë duke ndihmuar një familje pionerësh dhe duke prishur një rrjet tregtie armësh.
Një endacak dembel e i armatosur, se bashku me vëllanë e tij, një hajdut i shëndoshën kuajsh, ndihmojnë një komunitet mormonësh që të mbrojnë token e tyre nga kryebashkiaku dhe xhelatët e tij.
Një plan për vjedhje merr një tjetër drejtim drejt rekrutimit në forcat e policisë për dy miqtë e rinj. Gabimisht hynë në stacionin e policisë në vend të dyqanit që do vidhnin. Nga aty nis aventura e tyre si policë. Duke patrulluar rrugët e Majemit, bëhen pjesë e një hetimi për vrasje edhe të shumë aventurave të tjera.
Në vitin 1978, nga një bankë e Detroitit u vodhën 20 milion dollrë. Një nga hajdutët u kap, njëri u gjend i vdekur dhe i treti u zhduk. Paratë nuk u gjenën kurrë. Agjentët e FBI-së, Dag Benet dhe Stiv Forrest janë caktuar te investigojnë këtë rast si agjentë të fshehtë, duke punuar si policë të thjeshtë në Majami, aty ku fshihet edhe hajduti i tretë me 20 milion dollarët dhe një post drejtues në autoritetet vendase.
Një toger marine merr vëllain e tij, një ish-kumarxhi, për ta ndihmuar të mbyllë një kazino të jashtëligjshme në një jaht pranë Majemit, pronari i së cilës manipulon lojërat në mënyrë që të mos fitohet asnjë bast.