Karta e bejsbollit të Xhimit është vjedhur. Duke qenë shpresa e tij e vetme për të paguar dasmën e së bijës,ai vihet pas hajdutëve me ndihmën e kolegut të tij, Paul.
Ish agjenti i CIA-s, Frenk Moses ribashkon edhe një herë skuadrën e tij të agjentëve në pension, në përpjekje për të gjetur një bombë nukleare. Për të qënë të skusseshëm, ata duhet t’i mbijetojnë një ushtrie vrasësish, terroristëve të pashpirt dhe qeverive të korruptuara, të gjithë të etur për të shtënë në dorë armën e fuqishme...
Katër pensionistë, ish agjentët më të mirë të CIA-s, tani po mundohen të përshtaten me jetën e re. Por secretet që ata dinë, i kanë vënë nën shënjestrën e vetë CIA-s.
Ben dhe Kejt janë në një krizë të madhe martesore pas 15 vitesh, dhe pasi dërgojnë fëmijët në kamp veror, planifikojnë të ndahen. Por, dashuria e tyre është më e fortë se çdo gabim apo problem gjatë jetës familjare dhe dashuria për fëmijët e mposht çdo mendim për ndarje.
Tommy Hart (#ColinFarrell) një student i vitit të dytë të drejtësisë me babanë senator, regjistrohet si ndihmës oficeri në Luftën e Dytë Botërore. Por ai kapet dhe çohet në një kamp gjerman me të burgosur lufte dhe koloneli i rangut të lartë William McNamara (#BruceWillis) e cakton atë të mbrojë toger Lincoln Scott (#TerrenceHoward), një rob me ngjyrë të akuzuar për vrasjen e një të burgosuri të bardhë.
Alpha Dog, është i bazuar në histori të vërtetë dhe emrat u ndryshuan për filmin e Nick Cassavetes, por historia ndjek të njëjtën rrjedhë: Johnny Truelove është një shpërndarës droge në Los Anxheles që ushtron ndikim të madh tek debitorët e tij. Kur Jake Mazurksy, nuk i paguan paratë që i ka borxh, ai dhe shoku i tij rrëmbejnë vëllain e Jake, Zack. Por çuditërisht, Zack-ut i pëlqen koha në robëri dhe nuk bën asnjë përpjekje për të shpëtuar.
Duke qenë në një dhomë survejimi, një agjent federal dëgjon sesi objektivi i tij sulmohet në shtëpi. Duke ndenjur në dhomën e survejimit, agjenti duhet të mbrojë investigimin dhe jetën e objektivit.
Turni i shërbimit i detektivit Knight ditën e Pavarësisë shndërrohet në një garë të rrezikshme, për të ndaluar një punonjës të çekuilibruar urgjence, i cili shtiret si polic.
Në paraburgim në Nju Jork, detektivi Xhejms Najt e gjen veten në mes të një largimi nga burgu të udhëhequr nga Bomberi i Krishtlindjeve, një fanatik brutal, dishepujt e të cilit Santa Claus po terrorizojnë qytetin. Me kthimin e premtuar të simbolit të tij në këmbim të largimit të terroristëve, Kalorësi me sy të çeliktë jep mëshirë për të drejtët...dhe drejtësi të pamëshirshme për të gjithë të tjerët.
Ndërsa Los Angeles përgatitet për Halloween, disa hajdutë të armatosur plagosin partnerin e detektivit James Knight gjatë një shkëmbim zjarri pas një grabitjeje. Hajdutët ikin nga Los Angeles për në Nju Jork. Gjatë hetimit të kësaj çështje zbulohet dhe e kaluara e errët e detektivit Knight.
Filmi është i vendosur në burgun më të rrezikshëm të sigurisë maksimale në botë, shtëpi e kriminelëve më të pabesë.Tensionet midis të burgosurve dhe stafit rriten, duke çuar në anarki që përfshin burgun dhe në kthimin përmbys të rendit.
Pasi i vrasin vajzën e vogël të pafajshme, Uilliam Dankani kërkon të hakmerret ndaj një bande famëkeqe dhe e merr vetë situatën në dorë, i vetëm kundra të gjithëve.
Një burrë i akuzuar për vrasjen e 3 yjeve të Hollivudit nis investigimin e tij. Duke pasur nevojë për ndihmë, ai angazhon dy detektivët për të ekspozuar një komplot që askush mund ta imagjinonte.
Konor Konolli ka 24 orë kohë për t'i paguar dy milion dollarë Tajron Petisit. Ai detyrohet t'i kërkojë ekipit të tij të vjetër të operacioneve ushtarake, të udhëhequr nga Brajs Mejson, që të mblidhen për t'i siguruar dy milionë dollarët përpara se të humbasë gruan që do nëse nuk ia del.
Roberti dhe djali i tij përballen me armikun e vjetër të Robertit, Balzarin. Ndërkohë që vendi është i rrethuar nga skuadra e Balzarit, babë e bir shkojnë në një kështjellë të sigurisë së lartë.
Një ish-ushtarak që punon në një hidrocentral në Gjeorgji, duhet të fillojë aksionin për të
parandaluar katastrofën, kur një grup ushtarësh mashtrues
fitojnë kontrollin e hidrocentralit dhe marrin peng punonjësit.
Kur Davidi, një polic, qëllohet gjatl një ballafaqimi me një kriminel, partneri i tijë, Kal, i ndjek kriminelët në një fermë të vetmuar që është pronë e Erikut, një veteran lufte, me probleme. Ndërsa Kali dhe Eriku planifikojnë mbrojtjen, banda rrethon fermën -- së bashku me Davidin e plagosur. Të paktë në numër, ata të tre duhet të planifikojnë diçka të zgjuar për të kapur kriminelët, dhe për të shpëtuar.