Lili Blum zhvendoset në Boston për të ndjekur ëndrrën e jetës: të hapë biznesin e saj. Një takim i rastësishëm me neurokirurgun simpatik Rajl i shtyn të dy drejt një historie pasionante dhe ndërsa lidhja e tyre bëhet intensive, ajo fillon të shohë disa anë të Rajlit që i kujtojnë marrëdhënien e dhunshme të prindërve të saj...
Stefani, një mama beqare shtëpiake bëhet shoqe me Emilin një mama në karrierë e cila ka të birin në të njëjtën shkollë me atë të Stefani. Por shoqëria e tyre komplikohet kur Emili zhduket pa lënë gjurmë dhe me shumë pikëpyetje. Ka vdekur apo e kanë vrarë?
Nensi viziton plazhin për të cilin e ëma i kishte folur gjithmonë, por parajsa që gjen atje shumë shpejt i kthehet në një ferr, teksa i duhet t'i mbijetojë sulmit të një peshkaqeni.
Beni dhe Çoni janë dy miq të pandarë që fëmijë, ata kanë krijuar një biznes mjaft të mirë me kultivimin e mariuhanës, ata ndajnë sëbashku dhe dashurojnë të njëjtën vajzë, e cila quhet O (Ofelia). Por biznesi i tyre bie në syrin e Ndrikullës së kartelit të drogës Meksikan e cila mundohet pa rezultat të shesë mallin e saj në Kaliforni, dhe kjo për shkak të cilësisë së lartë që kanë dy miqtë tanë. Kështu kur ajo u kërkon që të bashkëpunojnë, dhe ata kundërshtojnë, Meksikanët marrin peng.
Një vajzë e re, e lindur në shekullin e 20-të, pasi i ndodh një aksident, do të shndërrohet në një person që nuk do të plaket kurrë. Pas shumë vite vetmie ajo takon një mashkull që do i komplikoj gjithë jetën, me të cilën ajo është mësuar tashmë. Ndiqni “Mosha e Adalinës”, një film që përmbys rolet familjare dhe perceptimet e tyre në shoqëri.