Grinçi dhe qeni i tij besnik, Maksi, jetojnë të vetmuar brenda një shpelle në malin Krampit. Kur kushët, që jetojnë pranë tij, vendosin të bëjnë Krishtlindjet më të mëdha dhe më të ndritshme, Grinçi i pakënaqur e kupton se ka një mënyrë për të fituar paqe dhe qetësi. Me ndihmën e Maksit dhe mes situatash gazmore e plot aventura, ai do të vendosë të vjedhë Krishtlindjen.
I inkurajuar nga miqtë, gruaja dhe mentori i tij, William Wilberforce, një deputet ambicioz britanik i Parlamentit, ndërmerr luftën prej dekadash kundër çështjes së rrezikshme të tregtisë së skllevërve.
Henry Sugar, një burrë i pasur, vendos të marrë përsipër një sfidë të jashtëzakonshme - ai dëshiron të zotërojë një aftësi të jashtëzakonshme në mënyrë që të mashtrojë në lojërat e fatit.
I burgosur, i fuqishmi Thor e gjen veten në një duel vdekjeprurës gladiatorial përballë Hulkut, ish-aleatit të tij. Thor duhet të luftojë për mbijetesë dhe të sfidojë kohën, për të parandaluar që e plotfuqishmja Hela të shkatërrojë shtëpinë e tij dhe qytetërimin Asgardian.
Doktor Strange, me anë të një magjie të ndaluar arrin të hapë dyert e universeve të shumta, duke sjellë në skenë disa versione të vetes që paraqesin një kërcënim të madh për njerëzimin, të cilin vetë Strange, Uongu dhe Uanda s'munden ta përballojnë.
Xhejmsi dhe tre miqtë e tij më të ngushtë gjatë gjithë jetës shkojnë në një udhëtim të paparë
në zonën mahnitëse bregdetare të Gjirit Barafundle
në West Wales. Ajo që vijon është një aventurë prekëse
dhe komike që ka të bëjë me miqësinë, heroizmin dhe dashurinë.
Peter Parker është i demaskuar dhe nuk është më në gjendje të ndajë jetën e tij normale nga rreziku i të qenit një Super Hero. Kur ai kërkon ndihmë nga Doctor Strange, rreziku shtohet, duke e detyruar atë të zbulojë se çfarë do të thotë me të vërtetë të jesh Spider-Man.
Artisti anglez Luis Uain u bë i njohur në fund të shekullit të 19-të për pikturat e tij surreale të maceve që duket se pasqyronin shëndetin e tij mendor.
Fermeri karizmatik Fill Burbank ngjall frikë tek ata përreth tij. Kur vëllai i tij sjell në shtëpi një grua të re dhe djalin e saj, Filli i torturon ata derisa e gjen veten të ekspozuar ndaj mundësisë së dashurisë.
Një spiun britanik gjatë Luftës së Ftohtë midis SHBA-ve dhe Rusisë mundohet të ndalojë konfliktin midis tyre për armët bërthamore të pozicionuara në Kubë.
U RREGULLUA! Një i burgosur në qendrën e paraburgimit të Gjirit të Guantanamos, të ushtrisë amerikane, mbahet pa akuza, për më shumë se një dekadë dhe i kërkon ndihmë një avokateje për lirimin e tij.
Dy ushtarëve të rinj britanikë gjatë Luftës së Parë Botërore u jepet një mision i pamundur:
të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm në territorin armik dhe që do shpëtonte 1600 jetë, njëra prej të cilave jeta e vëllait të njërit prej ushtarëve.
Strategjisti politik Dominik Kumings drejton një fushatë popullore, por të diskutueshme për të bindur votuesit britanikë të largohen nga Bashkimi Europian nga 2015 deri në ditët e sotme.
Historia dramatike e garës midis titanëve të energjisë elektrike, Tomas Edisonit dhe Xhorxh Uestinghausit për të përcaktuar se cili sistem elektrik do të fuqizonte dhe do të ndriçonte botën moderne.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, matematikani Alan Turing së bashku me shokët e tij matematikanë, përpiqet të deshifrojë kodin e makinerisë që gjermanët përdornin për komunikim...
Avengers dhe aleatët e tyre duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka në një përpjekje për të mposhtur te plotfuqishmin Thanosin, përpara se shpërthimi i tij i shkatërrimit t'i japë fund universit.
Një neurokirurg ndërmerr një udhëtim me shpresën për të shpëtuar profesionin e tij pas një aksidenti, por çdo gjë merr një tjetër rrjedhë. Stiven Streinxh ndërmerr një udhëtim drejt arteve mistike dhe zbulon që ka dhe mënyra të tjera për të shpëtuar jetë.
Historia e vërtetë Xhejms "Bardhoshi" Bolxhër, vëllai i senatorit të shtetit dhe krimineli më famëkeq në historinë e Jugut të Bostonit, i cili u bë informator i FBI-së për të spiunuar familjen mafioze që i kishte zënë territoret.