Në peizazhin e errët të Deltës së Misisipit, një luftëtar në kafaz kërkon të shlyejë borxhet e tij në një përpjekje të fundit, të dëshpëruar për të shpëtuar shtëpinë e familjes së nënës së tij kujdestare e cila po vdes.
Vivien shoqëron partnerin e saj Roi në shtëpinë e tij të fëmijërisë për t'u përgatitur për shitjen e pasurisë së familjes. Marrëdhënia e tyre vihet në rrezik kur zbulohen sekretet nga e kaluara e Roit.
Një aksident do t'i detyrojë Vivienin dhe Roin të ndalojnë dhe të kërkojnë në jetën e tyre,
minutë pas minuti pas në kohën e aksidentit, dhe më në fund të fillojnë
të jetojnë në një të tashme që ndoshta do të jetë më emocionuese se çdo paracaktim fati.
Një vajzë e re kthehet në vendlindje për të vrarë babin e saj abuzues dhe zbulon se dikush e ka vrarë atë një ditë më parë. Duke kërkuar përgjigje ajo zbulon një trashëgimi familjare më të rrezikshme nga ç'mendonte.
Kur Anna Wyncomb prezantohet në një klub luftimesh nëntokësore, me të gjitha femra, në mënyrë që të kthejë rrëmujën e jetës së saj, zbulon se është shumë më e lidhur personalisht me historinë e klubit sesa mund ta imagjinonte ndonjëherë.
Dy të rinj të dashuruar vazhdojnë rrugën e tyre nëpër jug, duke postuar shfrytëzimet dhe grabitjet e tyre në mediat sociale, duke fituar famë dhe ndjekës si rezultat.
Kur një shofer dhe një pasagjer i tij, i bashkohen një personazhi karizmatik, por manipulues, një natë normale në Los Anxhelos kthehet në në një luftë psikologjike për mbijetesë.
Një vajzë 17-vjeçare vuan nga një sëmundje që e pengon të dalë jashtë në dritën e diellit. Por njohja me Çarlin, djaloshin simpatik, do t'i ndryshojë rrënjësisht jetën.
Tajleri është çmendurisht i dashuruar me të dashurën e tij Alin, por pas një zënke me të, ai bie në krahët e Holit e cila e bën të përjetojë një natë që s'do e harrojë kurrë. Mëngjesin tjetër ai mëson jo vetëm që Ali kërkon të rikthehet me të, por Holi është nxënësja e re në shkollën e tyre dhe është fiksuar keq pas tij.
Një maturante shqyrton zhvillimin e ndarjeve klasore në shoqëri, pasi zbulon se ajo është cilësuar, nga shoqet e saj më të bukura, si DUFF – Shoqja e Caktuar si e Shëndosh dhe e Shëmtuar.