Kora dhe luftëtarët e mbijetuar përgatiten të mbrojnë Veldtin, shtëpinë e tyre të re, së bashku me njerëzit e saj kundër Mbretërisë. Luftëtarët përballen me të kaluarën e tyre, duke zbuluar motivet e tyre përpara se forcat e Mbretërisë të mbërrijnë për të shtypur rebelimin në ngritje.
Kjo është historia e njohur e toger Bligh, mizoria e të cilit krijon një kryengritje në anijen e tij. Filmi tregon përpjekjet e Fletcher Christian për t'i nxjerrë njerëzit e tij përtej mundësive të ndëshkimit britanik dhe udhëtimin epik të toger Bligh për t'i çuar besnikët e tij të sigurt në Timorin Lindor me një varkë të vogël shpëtimi.
Në 1839, revolta e robërve Mende në bordin e një anijeje në pronësi spanjolle shkakton një polemikë të madhe në Shtetet e Bashkuara kur anija kapet në brigjet e Long Island. Gjykatat duhet të vendosin nëse Mendet janë skllevër apo ligjërisht të lirë.
I burgosur, i fuqishmi Thor e gjen veten në një duel vdekjeprurës gladiatorial përballë Hulkut, ish-aleatit të tij. Thor duhet të luftojë për mbijetesë dhe të sfidojë kohën, për të parandaluar që e plotfuqishmja Hela të shkatërrojë shtëpinë e tij dhe qytetërimin Asgardian.
Majkëll Kovak, një student skeptik udhëton në Itali për të ndjekur një kurs ekzorcizmi.
Një këndvështrim në mendjen e një vrasësi me pagesë. Organizimi i punës, aftësitë që duhen dhe vështirësitë që hasen në çdo detyre. Një punë aq e rrezikshme sa edhe e zakonshme që në duart e njerëzve të duhur kthehet në talent.
Ndihma është shpresa e vetme për një vajzë, jeta e së cilës lidhet vetëm me një baba dhe kujtesën e tij të dobët. Refuzimi i karrierës dhe jetës për të shpëtuar njeriun më të rëndësishëm për këtë, babain.
Një hajdut i ri, në kërkim të hakmarrjes për vdekjen e vëllait të tij, stërvitet nga i madhi Zorro, i cili gjithashtu kërkon hakmarrjen e tij...
Pas mureve të Vatikanit, papa Benedikt dhe papa i ardhshëm Françesko duhet të gjejnë një pikë të përbashkët për kishën katolike.
Një agjent i pensionuar i FBI-së me dhunti psikologjike është caktuar për të ndihmuar në gjetjen e "Zanës së dhëmbëve", një vrasës serial misterioz. Ai ndihmohet nga i burgosuri Dr. Hanibal "Kanibali" Lekteri.
"Heshtja e Qingjave": Një punonjëse e re në FBI duhet të kërkojë ndihmën e një vrasësi manipulues kanibal për të kapur një vrasës të çmendur që i heq lëkuren viktimave të tij.
Vdekja, i cili merr formën e një djali të ri, i kërkon një drejtori të medies që të jetë udhërrëfyes për ta mësuar atë rreth jetës në Tokë. Dhe gjatë kësaj kohe, ai bie në dashuri me vajzën e tij.
Vizione nga Zoti paralajmërojnë Noe'n (Russell Crowe) për katastrofën e ardhshme të botës. Edhe pse ai do mundohet të bindë njerëzit për të keqen që po vjen dhe ti ndihmojë që të shpëtojnë, askush prej tyre s'e dëgjon atë. Atëherë Noe vendos se duhet që ta marrë vetë gjendjen në dorë në mënyrë që të mbrojë familjen e tij...
Një udhëtar amerikan përfshihet në një rreth kontrabandistësh duke kërkuar t'i shpëtojë jetën të dashurës së tij.
Autobotët dhe Deseptikonët janë në luftë ndërkohë që fati i njerëzimit varet në fije të perit. Optimus Praimi është zhdukur. Çelësi për të shpëtuar Tokën ndodhet i groposur thellë nën dhe bashkë me historinë e Transformuesve në Tokë...
Lorenc Talbot, një fisnik i përndjekur nga demonët e së kaluarës, kthehet në pronën e familjes së tij pas zhdukjes së të vëllait. I ribashkuar me babain e tij të distancuar, Talboti fillon të kërkojë vëllain, dhe zbulon një fat të tmerrshëm për veten e tij. Fëmijëria e Talbotit përfundoi natën që i vdiq e ëma. Pasi u largua nga Blekmuri i fjetur, kalon dekada duke u përpjekur të harrojë. Por kur e fejuara e vëllait të tij, Guen Konlif, e gjurmon për ta ndihmuar me vëllain e tij të humbur, Talboti kthehet në shtëpi për t’iu bashkuar kërkimit. Ai mëson se diçka me një forcë brutale dhe një etje të papërmbajtshme për gjak është duke vrarë fshatarët, dhe se një Inspektor i çuditshëm i Skotland Jardit i quajtur Aberlajn ka ardhur për të hetuar.
Në vitet 1900, tri vëllezër dhe babai i tyre jetojnë në një vend të largët në Montana. Ata preken nga tradhtia, historia, dashuria, natyra dhe lufta...
Një histori dashurie mes regjisorit Alfred Hitchcock dhe gruas Alma Reville gjatë filmimit të filmit Psycho në vitin 1959.
Një bilioner intelektual dhe dy burra të tjerë më të rinj, bashkohen për të mbijetuar pasi ngecin në botën e egër të Alaskës me një ari Kodiak të etur për gjak i cili i përndjek gjatë gjithë kohës.
Duke jetuar i dëbuar, Hanibal Lekter mundohet të rilidhet me me tashmë agjenten e turpëruar të FBI-së Klaris Starling, por e gjen veten objektiv të një hakmarrje nga një viktimë e fuqishme...
Thori, luftëtari i fuqishëm dhe agresiv dëbohet nga Asgardi dhe dërgohet për të jetuar me njerëzit në Tokë, ku së shpejti bëhet mbrojtësi më i mirë i tokësorëve, por me parë i duhet të ri gjejë fuqitë e tij.
Oliver Stone kërkon historinë e vërtetë dhe të mrekullueshme të Aleksandër Manjo (Colin Farrell), që në shekullin e IV P. Krishtit pushtoi Greqinë, Persinë, Afganistanin dhe Indinë: 90% të botës që njihej atëherë. I detyruar të përballej me ushtritë më të fuqishme dhe më të mëdha të mbretërive të ndryshme, ai nuk humbi asnjë betejë. Aleksandri ishte dhe një bir i dashur për babain e tij (Val Kilmer), sado i rritur me një dashuri ambicioze dhe të egër të nënës së tij (Angelina Jolie), ai kishte nevojë për mbështetjen e të atit. Ëndrra e tij ishte modeli i botës që ne jetojmë sot.
Një doktor telepatik, punon me një agjent special të FBI-së, në kërkim të një vrasësi serial. Gjatë hetimeve ata kuptojnë që ai nuk është një vrasës si gjithë të tjerët.