Një vajzë e re pranon të martohet me një princ për të shpëtuar popullin e saj nga mjerimi, por shpejt zbulon se gjithçka ishte një kurth. Ajo hidhet në një shpellë, si ushqim për një dragua dhe për të mbijetuar, duhet të mbështetet vetëm në zgjuarsinë dhe ne vullnetin e vet.
Pas injorimit të radhës për Festën e Mamasë, 3 mikesha vendosin të shkojnë në shtëpitë e djemve të rritur që të rifitojnë edhe një herë rolin e nënës në jetët e tyre, por gjatë kësaj aventure zbulojnë më shumë për veten dhe djemtë e tyre dhe fëmijët zbulojnë aspekte të reja nga jeta e mamave.
Biografia epike e liderit influencues dhe nacionalist, me ngjyrë, nga jeta e tij e hershme ,fëmijëria me probleme, vrasja e babait predikues dhe diagnostikimi i mamasë me probleme shëndetsore në karrierën si gangster dhe burgut ku njihet me popullin islam deri tek antarësimi i tij në këtë të fundit.