Një kuzhiniere e re dhe një e divorcuar kohët e fundit e gjejnë jetën e tyre të ndryshuar përgjithmonë kur një takim i rastësishëm i bashkon, në një romancë thellësisht prekëse që përfshin një dekadë.
Një baba i papunë detyrohet të punojë për të rrimarë shtëpinë që ka kaluar në pronësi të bankës nga mos pagimi i kredisë.
Personi për të cilin do punojë është ndërmjetësi që e dëboi nga shtëpia.
Në prag të ditëlindjes së tij të 30-të, një kompozitor i ri premtues teatri lundron dashurinë, miqësinë dhe presionet e jetës si artist në qytetin e Nju Jorkut.
Frenki, një vajzë e re e dhënë pas mediave sociale, gjen një mënyrë për t’u bërë e famshme në internet pasi fillon të filmojë video me një të huaj karizmatik. Por kjo vazhdon deri në momentin që ana e errët e famës në internet kërcënon t’i shkatërrojë që të dy ata.
Semi, një djalë inteligjent por pa qëllime në jetë, sheh një grua misterioze duke notuar në pishinën e banesës së tij. Mëngjesin tjetër, ajo zhduket. Semi e kërkon nëpër të gjithë Los Anxhelosin, por gjatë rrugës zbulon një komplot shumë më të çuditshëm se zhdukja e saj.
Në një mbrëmje të vjeshtës së vitit 2003, studenti i Harvardit dhe gjeniu i programimit të kompjuterave Mark Zakerberg ulet në kompjuterin e tij dhe fillon të punojë me një ide. Në një vrull shkrimesh në blog dhe programimi, ajo çka fillon në dhomën e tij të konviktit kthehet në një rrjet social global dhe në një revolucion në komunikim. 6 vjet dhe 500 milionë shokë më vonë, Mark Zakerbergu është miliarderi më i ri në histori... por për këtë sipërmarrës, suksesi çon në ndërlikime si personale ashtu dhe ligjore.
Historia frymëzuese e dashurisë së Robinit dhe Dianës, një çift aventurier që refuzojnë
të heqin dorë përballë një sëmundje shkatërruese. Sfida për të jetuar dhe jo thjesht mbijetuar
e Robinit mundëson një të ardhme të re për të gjithë të sëmurët me aftësi të kufizuara.
Mjeku ushtarak amerikan i Luftës së Dytë Botërore Desmond T. Dos, i cili shërbeu gjatë betejës në Okinaua, refuzon të vrasë njerëz dhe kthehet në njeriun e parë në historinë e Amerikës që merr Medalje Nderi pa qëlluar as edhe një plumb të vetëm.
Për Piter Parkërin, jeta është ngarkuar. Ndërmjet jetës si „Njeriut-Marimangë“, duke zënë njerëz të këqij dhe jetës si „Pitër Parkër“ duke qëndruar me personin që ai e dashuron, Guin Stejsi.
Peter Parker gjen një çelës që mund të ndihmojë atë të kuptojë se pse prindërit e tij u zhdukën, kur ai ishte i ri. Rruga e tij e vë atë në një kurth përplasje me Dr. Curt Connors, ish-partneri i babait të tij.