Një djalë i ri nga shkolla Beird, pranon një punë që të kujdeset për një njeri të verbër gjatë fundjavës. Ata do të kalojnë peripeci së bashku dhe do të bëhen miq të ngushtë.
Një vrasës me pagesë i mafjeve, rikujton përfshirjen e tij në vrasjen e Xhimi Hofas.
Tre hajdutë bankash amatorë planifikojnë të grabisin një bankë. Një grabitje e thjeshtë e bukur: Hyni, merrni paratë dhe ikni. Fatkeqësisht, grabitja e supozuar e pakomplikuar befas bëhet një makth i çuditshëm pasi çdo gjë shkon keq.
Kur Patrizia Reggiani, një e huaj modeste, martohet me trashëgimtarin e familjes Gucci, ambicia e saj e shfrenuar për trashëgiminë e familjes shkakton një spirale të pamatur të tradhtisë, dekadencës, hakmarrjes dhe përfundimisht vrasjes.
Një grua amerikane, Mildred Gillars, transmeton një shfaqje nazistësh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo luan rolin e Aksis Sellit. Historia zhytet në pikëpamjen e errët të propagandës, kapjen e Sellit dhe gjyqit për tradhti në Uashington D.C, pas luftës.
Një dedektivi i komplikohet së tepërmi jeta kur e Pafrymë Mahoni përparon drejt tij, teksa ai përpiqet të luftojë me bandën e bashkuar të të Madhit Kapriço.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë. Al Pacino luan rolin e yllit të rokut në vitet '70, Deni Kollins, i cili nuk hiqte dot dorë nga droga. Por, kur menaxheri i tij zbulon një letër 40-vjeçare që ia kishte shkruar Xhon Lenoni, ai vendos të ndryshojë drejtim dhe niset në një udhëtim për të rigjetur familjen e tij dhe për të nisur aktin e dytë në jetë...
Danny Ocean mbledh djemtë për një heist të tretë, pasi pronari i kazinosë Willy Bank kryqëzon dyfish një nga njëmbëdhjetë origjinalet, Reuben Tishkoff.
Xhek Seidëlstin, një drejtor i suksesshëm reklamash në Los Anxhelos i martuar me një grua të bukur (Katie Holmes) dhe dy fëmijë, ka tmerr nga një ngjarje e vetme çdo vit: vizita e festave nga motra e tij binjake që ngjajnë si dy pika ujë, Xhill (gjithashtu Adam Sandler). Xhilli e çmend Xhekun me nevojat ekstreme që ka dhe karakterin e saj pasiv-agresiv, duke e kthyer jetën e tij zakonisht të qetë përmbys. Gjërat dalin akoma më shumë jashtë kontrolli për Xhekun kur Xhilli vendos ta zgjasë vizitën e saj dhe ai mendon se ajo nuk do të largohet kurrë!
Dy detektivë bashkë me një gazetare punojnë fort për të kapur një vrasës serial shumë misterioz i cili frymëzohet nga loja e fëmijëve Hangman (Loja me njeriun e varur).
Në vitin 2008, gazetari rishtar Xhei Bahadur formon një plan gjysmë të pjekur për t'u futur në mesin e piratëve të Somalisë. Në fund të fundit ai është i pari që arrin të sigurojë vështrimin nga afër se kush janë këta njerëz, si jetojnë dhe gjërat që i shtyjnë ata përpara.
Një grup profesionistesh grabitës bankash fillojnë të ndiqen intensivisht nga policia pasi lënë një gjurmë në grabitjen e fundit.
Kur një vrasës serial të cilin ai arriti ta gjente dhe ta vinte pas hekurave del në liri, një psikolog i policisë shkencore dhe pedagog i njohur merr një telefonatë duke e lajmëruar se ka 88 minuta jetë...
Avokati i Djallit, trajton çështjen "nëse fitorja në profesionin ligjor është vërtet gjithçka". E kryen një avokat mëkatin fillestar të kryelartësisë, nëse beson se puna e tij është vetëm të fitojë, si Kevin? Më tej filmi, në ligjëratën e mprehtë të Xhon Miltonit, vë në dyshim nocionin e së drejtës në botën post-moderniste. Fjalimi i Miltonit përçan gjithë predikimin e fesë, kur ai e kundërshton atë. Dilema e Kevinit reflekton njeriun modern, që fajëson rrethanat që është i tillë, kulturën e dominuar nga të bërit para, që e rrit gjithnjë e më shumë egon e njeriut. Pyetja që lind, është "Jemi ne përgjegjës për atë çfarë jemi me vullnet të lirë?" Filmi trajton dilemat Hamletiane që vërtiten në kokën e një avokati.
Njeriu me shenjë: Riprodhim i një prej filmave klasikë Hollivudianë të vitit 1932. Toni Montana është një emigrant kubanez, ambicia e të cilit do ta cojë në luftë mes organizatave dhe trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Majemi, e deri në krijimin e vetë perandorisë së tij. I cilësuar si një nga 100 filmat më të mirë të të gjitha kohërave.
Në përpjekje për të legalizuar biznesin e tij në Nju Jork dhe Itali në vitin 1979, don Majkëll Korleone kërkon të rrëfejë mëkatet e tij.
Vazhdimi i sagës së familjes Korleone tregon historinë e Vito Korleones kur ka qenë i ri në Nju Jorkun e 1920-ës dhe më pas ndjek Majkëll Korleonen në 1950-ën i cili po përhapte biznesin ne familjes në Las Vegas, Hollivud dhe Kubë.
Patriarku plak i një dinastie të krimit të organizuar i kalon kontrollin e perandorisë së tij të jashtëligjshme të birit.
Në vitet '70, agjenti i FBI-së Joe Pistone lë familjen e tij dhe infiltrohet në mafie me emrin Donnie Brasco. Për t'u bërë një gangster ai duhet të tregojë besnikëri absolute dhe gatishmëri për të kryer krime në mënyrë që të pranohet në banda. Donnie njihet me një vrasës të moshuar mjaft cinik i cili s'ka arritur kurrë majat dhe tani në raport me djaloshin sheh mundësinë e një të ardhme të ndryshme.
Zemërthyer nga jeta e kaluar që humbi çdo gjë përpiqet të filloj jetën nga e para, ku shpresa për të filluar s'ka të ndalur jeta e hidhur që kaploje për gjithë atyre vitet, bëri që t'i mbete sa do pak një shpresë për të ardhmen e Manglehornit njeriut të çuditshëm.
Ish i dënuari Rican është liruar nga burgu, premton që do të qëndroj larg nga droga dhe dhuna pavarësisht nga rrethi i ti që ka, jeta e ti do të filloj nga jashtë N.Y.C