Kur Doni ishte adoleshent, pati një lidhje dashurie me mësuesen e tij nga e cila trashëgoi edhe një fëmijë. Pas shumë vitesh kur djali i tij, Tod, është rritur dhe po bën përgatitjet e dasmës me vajzën e ëndrrave të tij, Doni shfaqet papritur për ta bërë ceremoninë e dasmës një nga komeditë më të bukura të vitit.
Dy kriminelë, Kits dhe Moses, i japin fund miqësisë së tyre kur Kits zbulohet se është një polic i infiltruar. Më vonë, të dy detyrohen të punojnë bashkë kur Kits vendoset të mbrojë Mosesin si dëshmitar.
Filmi i shkruar nga Tim Herlihy në bashkëpunim me Adam Sandler dhe drejtuar nga Frank Coraci, tregon historinë e Tommy "Thika e Bardhë" Stockburn, i cili merr një udhëtim me pesë vëllezërit e tij (që nuk e dinte se i kishte) për të shpëtuar babanë e jashtëligjshëm që ishte rrëmbyer...
Kur Vampiri Vlad i stilit shumë shumë shumë të vjetër mbërrin në hotel për një mbledhje familjare të rëndësishme, Hotel Transylvania ndodhet në një përplasje të mbinatyrshme midis stilit të vjetër dhe stilit të ri modern.
Sem Brener thirret që të shpëtojë planetin Tokë, pasi disa alienë keq-interpretojnë një kasetë me filmimet e video lojërave të vitit 1982 dhe fillojnë luftën kundër njerëzve.
Maks Simkin riparon këpucë në dyqanin që ka qenë pronë e familjes së tij prej brezash, në Nju Jork. I zhgënjyer nga jeta e përditshme monotone, Maksi ndesh një plaçkë magjike të familjes, e cila e lejon të jetojë jetët e klientëve të tij dhe ta shohi jetën në një mënyrë tjetër. Ndonjëherë kjo është mënyra e vetme për të zbuluar se kush janë ata në të vërtetë.
Pol “Laraman” Kruja ishte një superyll i ragbit, ama ajo kohë për të ka përfunduar. Kur arrestohet nën akuzën që po ngiste makinën i dehur, Poli merr vesh se ishte kërkuar që veçanërisht të shkonte në burgun Allenvill nga drejtori Hejzën, i cili kishte menduar që t'i shfrytëzonte aftësitë dhe vizionin e Polit për ekipin e tij të ragbit. Pasi që i caktohet për detyrë që të formoj një ekip ragbi me të burgosurit për të luajtur kundër rojeve në një ndeshje “miqësore”, Kruja sheh vetën brenda një loje shumë interesante.
“Si Fëmijë 2”, rikthehet me ca shtesa që do ta bëjnë këtë film akoma më zbavitës. Pas fundjavës së paharruar vite më parë, Leni vendos që të shpërngulë familjennë qytezën e lindjes, për të qënë afër miqve. Por mes horrave të vjetër, horrave të rinj, shoferëve të autobusëve të pakontrollueshëm, policëve mbi ski dhe 400 njerëzve që futen në çdo festë, Leni zbulon se ndonjëherë çmenduritë të ndjekin kudo që të shkosh...