Një vrasës profesionist i CIA-s, i cili merrte urdhrat e tij vetëm përmes seksionit të klasifikuar të gazetave të ndryshme, befas zbulon që divizioni për të cilin ai punonte, kishte vite që ishte mbyllur.
Historia frymëzuese e kampionit botëror të boksit, Vini Pacienca, i cili pas një aksidenti rrugor për pak fatal që mund ta linte të paralizuar, arriti të bënte një nga rikthimet më të pabesueshme në historinë e sportit.
Pasi mëson se vdekja e gruas së tij nuk ishte një aksident, një ish shef i CIA-s detyrohet të kthehet në spiunazhin e botës së krimit, duke u bashkuar me një kundërshtar për të zbuluar një komplot, që sfidon gjithçka që ai mendonte se dinte.
Një ish-anëtar i CIA-s vret gazetarë të huaj, për të fajësuar CIA-n, duke shkaktuar kryengritje në mbarë botën. I vetmi që mund ta ndalë, është shoku i tij, tashmë, edhe ai i larguar nga agjencia, duke u përpjekur të bëjë jetën e vet larg së kaluarës së errët...
Në peizazhin e errët të Deltës së Misisipit, një luftëtar në kafaz kërkon të shlyejë borxhet e tij në një përpjekje të fundit, të dëshpëruar për të shpëtuar shtëpinë e familjes së nënës së tij kujdestare e cila po vdes.
Një grup ushtarësh të rinj elitarë, të udhëhequr nga kapiteni Drumond, kanë për detyrë të
mbledhin informacione shumë të klasifikuara që mund të ndryshojnë fatin e luftës.
Pas punësimit për hetimin e një vdekjeje të dyshimtë në qytetin e vogël të Uanderit, një detektiv privat, mendërisht i paqëndrueshëm, bindet se çështja që ka marrë përsipër të zbardhë, është e lidhur me të njëjtën "teori konspirative" që shkaktoi dhe vdekjen e vajzës së tij.
Një shefe kuzhine e fiksuar me perfeksionin mundohet të rrisë vajzën e motrës, që ka ndërruar jetë, teksa një shef tjetër kërcënon t'i marrë kuzhinën pa rregulla.
E vetmja mënyrë për të shpëtuar Tokën nga katastrofa është që një grup shkencëtarësh të shkojnë në bërthamën e saj dhe ta nxisin që të rrotullohet përsëri.
Ajo që dukej si një ide e lehtë për një inxhinier për të fituar miliona dollarë, bën që ai të arratiset dhe të mundohet të kuptojë përse është duke u ndjekur.
200 vjet pas krijimit të tij shokues, krijesa e Dr. Frankenshtajnit, Adami, endet akoma nëpër botë. Por kur e gjen veten në mes të një lufte mbi fatin e njerëzimit, Adami zbulon se mbart çelësin që do të mund ta shkatërronte atë.
“Kalorësi i Zi” Me ndihmën e togerit Xhim Gordon dhe Avokatit të Qarkut Harvi Dent, Batman-i i vihet pas krimit të organizuar në qytetin Gotham për ta shkatërruar një herë e mirë. Treshja rezulton e suksesshme, por shumë shpejt e gjejnë veten pre të një krimineli gjeni të njohur si Xhokeri, i cili e zhyt Gothamin në anarki dhe e detyron Kalorësin e Zi të kalojë cakun.
Historia e Çesli Salinberger, i cili u bë hero pas zbritjes së lehtë të avionit të tij në ujërat e lumit Hadson, duke shpëtuar të gjithë ekuipazhin dhe pasagjerët e avionit.
Një ish agjenti të CIA-s që po mundohet të rregullojë marrëdhëniet me vajzën e tij 15 vjeçare. Ai punësohet nga një kompani në Belgjikë që merret me sistemet e sigurisë. Por kur një ditë shkon për në zyrën e tij, ai zbulon se kompania nuk ekziston më. Tashmë ai dhe vajza e tij e gjejnë veten të ndjekur nga vrasës me pagesë që mundohen të fshijnë çdo gjurmë nga kompania ku ai punonte.
Gazetari amerikan Paul Kemp merr një punë të pavarur në Porto Riko për një gazetë lokale gjatë viteve 1960 dhe lufton për të gjetur një ekuilibër në mes të kulturës së ishullit dhe emigrantëve që jetojnë atje.
Nje grup i vogel ekstremistesh, te armatosur deri ne dhemb. Te stervitur rreptesisht, vendosin nje prite ne mes te dites ne shtepine e bardhe dhe duke kaluar ndertesen marrin peng presidentin Benjamin Asher dhe stafin e tij ne bunker e padepertueshem te SHBA-se. Qellimi i tyre eshte te zene ngushte te gjithe shtetin……