Një nuse zgjohet nga koma për katër vjet, foshnja që mbante në bark ka vdekur. Tani asaj i mbetet të hakmerret ndaj skuadrës së vrasësve që e tradhtoi, në të cilën bënte pjesë.
Xhaga Xhasos një detektiv i ri i zoti, së bashku me një shoqëruese gazetare nisen për të gjetur babain e tij.
Midis rrezikut të vendeve të panjohura dhe njerëzve që i ndjekin, do arrijnë të zbulojnë atë që duan?
Në vitin 1942, Rajhu i Tretë është në majën e suksesit. Rezistenca çeke në Londor vendos të planifikojë operacionin më ambicioz të Luftës së Dytë Botërore: Antropoidi. Dy rekrutë të rinj aftër të 30-tave, Jozef Gabkik dhe Jan Kubis, dërgohen në Pragë për të vrarë liderin e pamëshirshëm nazist, mbrojtësin e Rajhut Reinhard Hejdrik, kreu i SS, Gestapo, dhe arkitekti i "Zgjidhjes Finale".
Gjysma e fytyrës së avokatit të Gothamit digjet me acid dhe kryen një sërë krimesh të bazuara në numrin 2.
Të gjitha veprimet e tij bazohen në hedhjen e një monedhe, një dollar argjendi me dy anë.
Në një ishull të vogë në Oqeanin Paqësor, Alan dhe Çarli përpiqen të gjejnë një thesar lufte të lënë pas nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Është një nga kohërat më të errëta në Kinë. Batalionet të Liangut dhe Ueit përplasen në një masakër që zgjat nga agimi në muzg. Vetëm dy burra mbeten gjallë, një ushtar i rekrutuar me detyrim, i cili ekspert për të luajtur rolin e të vdekurit dhe një gjeneral armik i plagosur. Shansi i madh i ushtarit për të fituar lirinë, vjen kur ai përleshet me gjeneralin armik të plagosur dhe e rrëmben atë, duke synuar të kërkojë meritën për kapjen...
Gjysmë vampire, gjysmë njeri, Rein fshihet në hije duke vrarë vampirë dhe ata që hyjnë në rrugën e saj. Në Europën e vitit 1943, gjatë Luftës II Botërore, Reini përballet me armikun e saj më të madh, një ushtri në rritje ushtarësh të pavdekshëm nazistë të udhëhequr nga Ekart Brand, një zyrtar i lartë nazist që shndërrohet në vampir dite. Reini duhet të bashkohet me një grup luftëtarësh të rezistencës për të mundur Brandin dhe ushtrinë e tij të vampirëve para se ata të arrijnë në Berlin dhe t’i japin pavdekësinë Hitlerit.
Një kriminel famëkeq detyron dy hajdutët më legjendarë të makinave të bëjnë një vjedhje tepër të rrezikshme për të fituar lirinë e tyre. Së bashku me dy vajzat, ekipi ka një javë kohë të realizojë grabitjen më të madhe ose rrezikojnë të humbasin gjithçka, përfshirë dhe jetën e tyre.
Qitësi i fundit, Roland Deshein, ka ngecur në një luftë me Uollter O'Dim, i njohur ndryshe dhe si Njeriu me të zeza. Rolandi i përket një urdhri që mbron Kullën e Errët e cila ruan universin nga djajtëqë ndodhen jashtë kufirit të tij.
Pas vdekjes së xhaxhait të tij, djaloshi 14-vjeçar Alex Rider detyrohet nga Divizioni MI6 i Operacioneve Speciale të shërbimit sekret të Britanisë së Madhe për një mision që do të shpëtojë miliona jetë...
Një detektiv cinik i papunë bashkohet me një ish-mbrojtës të papunë për të zbardhur një çështje vrasjeje që përfshin një ekip futbolli dhe një politikan.
Fituesi i çmimit Oscar Russell Crowe luan si figura legjendare e njohur me breza të tërë si “Robin Hud”, bëmat e të cilit kanë rezistuar në mitologjinë popullore dhe kanë nxitur imagjinatën e atyre që kanë të përbashkët me të shpirtin aventuresk dhe ndjenjën e drejtësisë. Në shekullin e 13-të në Angli, Robini dhe banda e tij e grabitësve përballen me korrupsionin në një fshat vendas dhe udhëheqin një kryengritje kundër kurorës që do të ndryshojë përgjithmonë ekuilibrin e pushtetit në botë. Dhe qoftë hajdut apo hero, një njeri nga hiçi do të bëhet një simbol i përjetshëm i lirisë për popullin e tij.
SNAJPER, VRASJA E FUNDIT: Agjentja Kejt Estrada dhe Marinsi snajper Brendon Beket, dërgohen në Kolumbi për të eliminuar një vrasës dhe për të kapur një trafikant famëkeq droge.
Një perëndimor i quajtur Kasei, studion arte marciale në Japoni. Atij i kërkohet të kthehet në Nju Jork në mbrojtje të Yoroi Bitsu, një arkë që përmban armët e nixhës së fundit Konga.
Kur fundi i botës po afrohet nga një shpërthim i disa zombie një grup njerëzish së bashku me Will Luke do sakrifikojnë jetën e tyre për të shpëtuar racën njerëzore.
Ç’do të bënim nëse ishim në pragun e një Epoke të re Akullnajave? Kjo është pyetja që nuk e lë të qetë dhe klimatologun Xhak Holl. Hetimet e Hollit tregojnë se nxehtësia globale mund të shkaktojë një rrënie të menjëhershme dhe shumë shkatërruese të temperaturës së planetit tonë. Ndërkohë që Xhak paralajmëron Shtëpinë e Bardhë, djali i tij 17 vjeçar, Sam,ndjen veten e tij si në grackë në Nju Jork Siti ku ai dhe shokët e tij kanë shkuar për një kompeticion akademik të shkollës së tyre. Tani ai duhet të përballet me temperaturat ekstreme. Por, as Xhak nuk është i pregatitur për ato që do ndodhin, tek ai,tek djali i tij dhe tek i gjithë planeti.
Një vrasës policësh kërkon hakmarrje. Dy kolegë të rinj vendosin të bashkëpunojnë për të kapur kriminelin që po u vret kolegët. Nganjëherë drejtësia nuk anon nga të drejtit.
Një grup vrasësish me pagesë duan të vrasin vrasësin më të mirë të momentit, Guntherin. Por planet nuk shkojnë si duhet sepse Guntheri ndodhet gjithmonë një hap përpara tyre.