Moska bashkëkohore. Një lojtar i talentuar kumari mbledh një grup njerëzish me aftësi të mbinatyrshme për të fituar shuma të mëdha në një kazino. Por, ata përballen me një rival shumë më të fortë dhe mistik... Dhe, për t’u përballur me të, duhen kapërcyer disa kufij të rrezikshëm dhe të pazakontë.
Pas pirjes së ujit nga një burim malor, një roje i sigurimit të bankës fiton superfuqitë telekinetike, të cilat ai duhet t'i përdorë për të shpëtuar vajzën e tij nga një kompani ndërtimi, si një superhero.
Për të rrëzuar një rrjet global të trafikimit njerëzor, një agjent i Interpolit rekruton ndihmën e një krimineli brutal me njohuri të brendshme të Jakuzas.
Pas humbjes së dashurisë së jetës së tij ndaj një princ të egër
filistin, një hebre i ri me forcë mbinatyrore i del në mbrojtje popullit të tij,
duke sakrifikuar gjithçka. Duke marr hak për dashurinë,
popullin dhe Perëndinë e tij.
Talley është një negociator nga ata që flet dhe merret me rrëmbyesit për t'i nxitur që të lirojnë pengjet. Për fat të keq Talley, këtë herë dështon dhe bëhet autor i një drame brutale...
T'Challa, pas vdekjes të së atit, Mbretit të Wakanda, rikthehet në shtëpi në kombin Afrikan të izoluar dhe të avancuar nga ana teknologjike, për të triumfuar në fron dhe për të marrë me të drejtë vendin e tij si mbret.
Batmani përpiqet dëshpërimisht të gjejë një bombë të vendosur nga Xhokeri ndërkohë që Amanda Uollër punëson ekipin vetëvrasës të sapoformuar për të hyrë në Azilin e Arkhamit për të marrë informacione jetike të vjedhura nga Njeriu i Gjëzave.
Organizata Ndërkombëtare e krimit në Finlandë po lufton për përhapjen e vaksinës nga VALA në Mikkeli. Megjithatë, hasen me njeriun me maskë dhe përballja me të do u kushtojë shumë jetë. Si do jetë fati i Rendel?
Kur një numër i madh përbindëshash, të njohur si Kaixhu, filluan të dilnin nga deti, nisi një luftë që do të merrte miliona jetë dhe që do të konsumonte burimet e njerëzimit për vite me radhë. Për t’i luftuar Kaixhu-të gjigante, u shpik një lloj i veçantë arme: robota masivë, të quajtur Jager, që kontrollohen njëkohësisht nga dy pilotë mendjet e të cilëve janë të lidhura me një urë nervore. Por akoma dhe Jagerat po dalin të padobishëm përballë Kaixhu-ve të pamëshirshëm. Në prag të humbjes, forcat që po mbrojnë njerëzimin nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të kërkojnë ndihmën e dy heronjve të papritur - një ish-piloti të mbaruar dhe një rekruteje të re të paprovuar. Së bashku, ata janë shpresa e fundit e njerëzimit kundër apokalipsi të ardhshëm.
Një trajner i arteve klasike maciale fillon punë si mbledhës borxhesh për kriminelë. Detyra duket mjaft e lehtë, derisa një klient e tërheq në një situatë më të mistershme sesa dukej.
Natali, një agjente e djegur e MI6 në një përballje me një kartel vdekjeprurës, rrëmben fotografin 'Holis' për ta shpëtuar, pasi ai pa dashje përballet me të. Çifti do bëjë një shëtitje të çuditshme në gjithë jugperëndimin për të gjetur një strehë të sigurt në Feniks.
Bazuar në ngjarje të vërteta!
Grabitësi Uiskit ishte një nga grabitësit e bankave më të famshëm në Hungari. Ai pinte uiski përpara çdo grabitjeje. Kjo është historia e tij.
Një djalosh adoleshent zbulon se është "Ajin", një qenie gjysmë njerëzore me fuqinë për t'u rikuperuar nga vdekja. Ai përfundon duke u fshehur, por edhe duke luftuar të keqen me fuqitë e tij.
Në një botë të së ardhmes, njerëzit jetojnë dhe ndërveprojnë nëpërmjet `surrogatëve`,
riprodhime të përkryera të vetvetes. Një agjent i FBI-së do të kërkojë ndihmën e surrrogatit
të vet për të hetuar vrasjen e djalit të atij që bëri shpikjen. Teksa çështja bëhet gjithmonë
e më e ndërlikuar, ai do të vërë në rrezik jetën e tij për të zbuluar misterin.
Një gangster që ka dhënë dorëheqjen ndeshet me një vajzë të re dhe të mistershme. Mirëpo, ajo është dërguar nga dikush për ta vrarë atë. Gjërat nisin të ndërlikohen kur ata të dy fillojnë të kenë ndjenja ndaj njëri-tjetrit.
Detektivi Roland Drake fillon të hetojë një çështje të komplikuar për gjetjen e një diamanti shumë të çmuar. Rreziqe dhe mistere e presin gjatë këtij hetimi.